LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Në Qeveri qeveris nepotizmi

Mickoski: Në Qeveri qeveris nepotizmi

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në intervistën për TV Sitel tha se “Qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit secilën ditë ballafaqohet me skandale të reja”.

Sipas tij kjo Qeveri të vetmen gjë që e bën gjatë kësaj periudhe është de-fokusimi i opinionit të Maqedonisë nga ndodhitë aktuale politike, si dhe aferat e shumta dhe veprimet kriminale.

“Në vend që të kemi zhvillim të ri në teknologji ne kemi inovacione kriminale ku ndahen paratë aktivistëve të LSDM-së, familjarëve, kushërinjve etj. Kemi situatë katastrofale në shëndetësi, e bija i jep babit dy tenderë për 3-4 milionë euro. Shohim kur një njeriut – firmës i jepen 35 milionë euro. Ministrat në Qeveri me firmat e tyre fitojnë tenderë në administratën publike. Arsimi nuk është as tek margjinat e Evropës”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Mickoski tha se nuk ka pritur asgjë më shumë nga Zoran Zaevi i cili ka qenë i akuzuar për korrupsion prej 200.000 eurove.

“Unë nuk prisja asgjë më shumë nga kryeministër që ishte i akuzuar për korrupsion prej 200.000 eurove. Nuk prisja diçka që të ndodhte. Ja, një vit e gjysmë jemi të në dijeni për punën katastrofale të Kryetarëve të Komunave që bëjnë 1 vit që kur janë zgjedhur si vjedhës të komunave, nuk di si t’i quaj ndryshe”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori