LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Joserioze është që të mbyllemi dhe të sjellim qëndrim vet për referendumin, OBRM-PDUKM-ja konsultohet me popullin

Në një intervistë për TV Sitel, Kryetari i ORBM-PDUKM-së Hristijan Mickoski tha se “DO të ishte joserioze nëse do të mbylleshim në një zyrë dhe do të merreshim vesh përafërsisht si do ishte qëndrimi ynë për referendumin dhe do të dilnin 2-3 veta nga ne dhe do ta mbronin atë qëndrim para opinionit. OBRM-PDUKM-ja është parti popullore dhe logjikisht është sepse themelet e ekzistencës si parti e organizuar politike në shtet, logjike është që të dilet në terren dhe të konsultohet me popullin”.

Sipas hulumtimeve për mendimin e qytetarëve rreth referendumit, Mickoski thotë se ai i ndan në tre grupe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët janë të ndarë në 3 grupe, grupi më i vogël është ai grup që do të dilte në referendum dhe do të ishte “për”, kjo është në kudër të një gabimi statistikor. Për afërsisht qytetarët tjerë të Republikës së Maqedonisë që kanë dhënë intervistë gjatë aksionit “Verë për Maqedoni” i lënë opsionet tjera për t’u menduar”, tha Mickoski./Telegrafi/