LAJMI I FUNDIT:

Qeveria për fushatën e referendumit do të ndajë 400 mijë denarë, Kuvendi 80 milionë denarë (Video)

Qeveria për fushatën e referendumit do të ndajë 400 mijë denarë, Kuvendi 80 milionë denarë (Video)

Mjetet në shumë prej 80 milionë denarëve që Qeveria i ka siguruar për Kuvendin për fushatën në referendum janë për deputetët dhe subjektet politike të cilët janë zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare, tha sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se Qeveria në seancën e djeshme ka marrë vendim me të cilën angazhon Ministrinë për Financa që të përgatit propozim-vendim për sigurimin e 80 milionë denarëve nga rezervat e buxhetit aktual, gjegjësisht nga mjetet funksionet të shtetit nga buxheti i Ministrisë, të cilat do të vendosën në shërbim të fushatës të Kuvendit si propozues përgjegjëse e referendumit.

Këto mjete, tha Boshnjakovski, janë nga mjetet e buxhetit aktual dhe nuk do të ketë nevojë për ribalanc të Buxhetit.


Gjithashtu ai tha se këto mjete janë të dedikuar për të gjitha mediat të cilat kanë dërguar çmimoret deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Ai shtoi se këto mjete 80 milionë denarë nuk janë nga ministritë dhe se asnjë ministri nuk do të jap para për këtë qëllim, por se bëhet fjalë për mjete nga Buxheti.

Boshnjakovski sqaroi se si do të zhvillohet kjo fushatë, ku tha se për komunikim nëpërmjet mediave sociale, gjegjësisht “Facebook”, “Twitter”, “Youtube” Qeveria do të ndajë mjete në shumë prej 400 mijë denarë nga buxheti i rregullt i sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, ndërsa aktivitetet tjera do të realizohen në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Qeverisë. /Telegrafi/