Vitet e fundit është konstatuar një rigjallërim i ciklit të emigracionit në vend. Sipas të dhënave që janë bërë publike më parë nga Raporti vjetor të i situatës së azilantëve, një publikim i Bashkimit Europian, që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n.
Po nga këto të dhëna, të përpunuara më herët nga Monitor, Shqipëria renditet e para në botë, duke tejkaluar edhe azilkërkuesit që po ikin nga lufta dhe konfliktet, për shkak të popullsisë relativisht të vogël që ajo ka, prej 2.87 milionë banorësh. Për çdo 1000 banorë në Shqipëri, numri i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian ishte 9, duke kryesuar top-listën. Të dytët renditen shtetasit nga Gambia, me 6.5 kërkesa për azil në çdo 1000 banorë.
Krahas ikjes si emigrantë, një tendencë tjetër po përshpejtohet, ajo e lënies së shtetësisë shqiptare, pra heqjes dorë nga shtetësia amëtare.
Shifrat që janë publikuar sot nga INSTAT tregojnë se është rritur numri i atyre që heqin dorë nga shtetësia shqiptare. “Në 2017, rezultojnë 651 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rritje me 32,9 %, krahasuar me vitin 2016”, raporton INSTAT.
Kjo shifër është dyfish më e lartë se a atyre që duan të marrin një pashaportë. “Në 2017, rezultojnë 316 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 12,5 %, krahasuar me vitin 2016”, thotë INSTAT.
Rritja e emigracionit drejt Gjermanisë vlerësohet si një nga arsyet pse shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta amëtare, teksa nuk pranohet dy shtetësia në Gjermani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City