LAJMI I FUNDIT:

Xhamia e përmbytur nga vërshimet, xhemati falet në oborrin e shkollës (Video)

Xhamia e përmbytur nga vërshimet, xhemati falet në oborrin e shkollës (Video)

Shtrojat i morën me vete pasi faljen e Kurban Bajramit nuk do ta kryejnë në xhami. Kjo pasi që faltorja u dëmtua nga vërshimet e javës së kaluar.

Për këtë arsye besimtarët e fshatit Leshan e Tërrnje të Suharekës u detyruan që namazin e Kurban Bajramit ta falin në oborrin e shkollës së fshatit, raporton KlanKosova.


Në ora 6 të mëngjesit obligimin erdhën edhe disa fëmijë të cilët duken se ritualin nuk e kanë për here të pare, pasi pa vështirësi e ndjekin imamin.

Pas faljes së namazit secili e uroi tjetrin për një vit më të mbarë. E banorët shpresojnë se Bajrami tjetër do t’i gjejë në xhami.