Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka dhënë detaje për vrasjen aksidentale në Gjakovë.
Policia referuar deklaratave të familjarëve bën të ditur se derisa ishin duke biseduar në ballkon të shtëpisë burrë e grua, Xh.Sh, egjiptas/kosovar si dhe R.Sh e moshës 61 vjeçare, egjiptase/kosovare, është dëgjuar një e shtënë me armë.
Siç bëhet e ditur familjarët menjëherë kanë dal dhe e kanë vërejtur babanë e tyre duke bërë përpjekje të ndihmonte të plagosurën-nënën e tyre, të cilën ata e kanë transportuar në qendrën emergjente në spitalin e Gjakovës, ku nga plagët e marra pas pak viktima kishte vdekur.
“Më datën 20. 08. 2018 në ora 00:05 minuta Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit është njoftuar nga Emergjenca e spitalit se kanë pranuar një person të lënduar me armë zjarri. Menjëherë policia ka shkuar në Emergjencë dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se personi i plagosur nga arma zjarrit veç kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia në vend ngjarjes ka gjetur armën me të cilën dyshohet se është plagosur viktima.
Sipas deklaratave të familjarëve respektivisht fëmijëve të tyre bashkëshortët kanë jetuar në harmoni dhe nuk kanë pasur probleme në mes vete dhe dyshimet e tyre janë se rasti ka qenë aksidental dhe se nëna e tyre në atë moment ka qenë duke e pastruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Bashkëshorti i viktimës ishte larguar nga shtëpia dhe më vonë është arrestuar nga policia në lagjen e tij dhe bazuar në deklaratën e tij viktima kishte pasur armën në dorë të cilën ishte duke e pastruar dhe aksidentalisht i ka shkrepur.
Ai deklaron se ishte larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për autopsi dhe në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për hetime nga drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Bindja Demokratike bashkohet me LZHK, Topollaj: Ofrojmë një opozitë alternative që i ka munguar Shqipërisë
Hoxhaj shpalos planin e PDK-së për mësimin tërëditor në të gjitha shkollat e Kosovës
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?