LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë, vritet edhe një grua

Gjakovë, vritet edhe një grua

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj ka konfirmuar për Telegrafin se në orët e para të mëngjesit një femër ka ndërruar jetë.

Podrimaj tha se ka elemente të vrasjes aksidentale, por sipas saj së shpejti do të sqarohet rasti.


“Kemi marrë thirrje prej Emergjencës së Spitalit Rajonal të Gjakovës, se kjo femër është pa shenja jete. Ka edhe elemente të vrasjes aksidentale, por ende nuk mund të thuhet diçka e tillë. Në shumë shpejt do të dalim me komunikatë për media ku do ta sqarojmë rastin më detajisht”, ka shtuar Podrimaj.

Edhe Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 00:15, ka ndodhur një rast vrasje, në rrugën ”Ali Ibra” P.N në Gjakovë, e që sipas tyre, për momentin vrasja ka ndodhur në rrethana të panjohura.

Sipas këtij njoftimi, viktima e rastit është një grua e moshës rreth 50 vjeçe, R. Sh.

“Ngjarja ka ndodhur në ballkonin e shtëpisë së tashmë të ndjerës, ku viktima dyshohet që është qëlluar nga arma e zjarrit me një të shtënë në gjoks, i cili ka qenë vdekjeprurës. Dyshohet që vrasjen e ka shkaktuar bashkëshorti i saj Xh. Sh, i cili për momentin është në arrati. Viktima nga ana e fëmijëve të saj është dërguar në spitalin e qytetit të Gjakovës, ku nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e saj. Në momentin kur ka ndodhur rasti në ballkonin e shtëpisë, kanë qenë vetëm viktima dhe bashkëshorti i saj. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi”, thuhet në raportin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Ndryshe, ditë më parë një grua së bashku me të bijën janë vrarë nga burri i saj, pasi një mosmarrëveshje që kishte ardhur për motive të ulta. Shoqëria civile kishte organizuar protesta, duke kërkuar që përgjegjësi ta marrë dënimin e merituar, si dhe të ndëshkohen policët që i kishin neglizhuar paralajmërimet e viktimës për keqtrajtimet që po ua bënte bashkëshorti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori