eksperti-banner

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 18 qershor 2026.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.45 euro për litër, duke shënuar ulje prej dy centësh krahasuar me ditën e djeshme, kur një litër dizel tregtohej me 1.47 euro.


Rënie ka pësuar edhe çmimi i benzinës, e cila nga 1.39 euro për litër sa ishte të mërkurën, sot do të shitet me çmim maksimal prej 1.38 euro për litër, apo një cent më lirë.

Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin mbetet 0.67 euro për litër.

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Çmimet maksimale të lejuara për 18 qershor 2026 janë:

  • Nafta (dizel): 1.45 euro për litër;
  • Benzina: 1.38 euro për litër;
  • Gasi: 0.67 euro për litër.

Ministria ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve lidhur me mosrespektimin e këtyre çmimeve mund të adresohen përmes postës elektronike në adresën konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.