LAJMI I FUNDIT:

Bajgora: BIK-u ka arritur rezultate të prekshme në luftimin e ekstremizmit

Bajgora: BIK-u ka arritur rezultate të prekshme në luftimin e ekstremizmit

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, ka bërë të ditur se një prej sfidave kryesore të kësaj bashkësie fetare mbeten ruajtja e rinisë nga mësimet ekstremiste.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se BIK’u është angazhuar maksimalisht për edukimin e drejtë të të rinjve dhe për mbajtjen e tyre larg nga mësimet ekstremiste.


Sipas tij, ky është detyrim fetar e kombëtar i kësaj bashkësie fetare.

Bajgora ka thënë se BIK-u në vazhdimësi, me institucionet e veta, ka arritur rezultate të prekshme në luftimin e ekstremizmit.

Ai ka treguar se gjatë këtij viti pritet të fillojë ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.