LAJMI I FUNDIT:

Kampioni e nis me fitore të lartë ndaj KEK-ut, Flamurtari fiton përballë Ferizajt

Kampioni e nis me fitore të lartë ndaj KEK-ut, Flamurtari fiton përballë Ferizajt

Kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës në futboll, Drita, e ka nisur me një fitore të thellë ndaj KEK-ut (5-0), ndeshjen e parë në sezonin e ri 2018/2019.

Në ndeshjen e zhvilluar pa tifozë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, nikoqirët e dominuan gjysmën e parë, mirëpo shënuan vetëm një gol. Ishte një goditje e bukur e Endrit Krasniqit nga jashtë zonës që u ndal në rrjetë (22′).


Drita e dominoi edhe fraksionin e dytë të lojës, por kësaj radhe arriti të shënojë edhe më shumë gola.

Betim Haxhimusa u gjend më së miri në zonë (66′), kur pas një topi të Liridon Lecit, shënoi në tentativën e dytë.

Endrit Krasniqi realizoi sërish një gol të bukur (74′), ndërsa Fidan Gerbeshi e shënoi golin e katërt nga penalltia (79′).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Betim Haxhimusa (85′), me golin e dytë personal në këtë përballje.

Në ndeshjen tjetër, Flamurtari ka fituar me rezultat 1-0 kundër Ferizajt, në ndeshjen e parë në sezonin e ri në Superligë.

Goli i vetëm në këtë sfidë u realizua në gjysmën e parë (17′), ndërsa golashënues ishte Alban Shillova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori