LAJMI I FUNDIT:

BDI: Diaspora mund të regjistrohet në mënyrë elektronike

BDI: Diaspora mund të regjistrohet në mënyrë elektronike

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek diaspora që ta shfrytëzojnë te drejtën e votës, duke u regjistruar dhe të jetë pjesë e ndërtimit të ëndrrës së përbashkët për integrimin e plotë të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Duke marrë parasysh numrin e madh të mërgimtarëve që këto ditë janë në vendin tonë, do të donim t’ju njoftojmë se të drejtën e regjistrimit për votë mund ta realizojnë edhe përmes ueb faqes të Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri 23 gusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë ata që nuk do të paraqiten të votojnë në diasporë, të vinë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në Maqedoni më 30 shtator./Telegrafi/