LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë: OBRM-PDUKM-ja akuzon rrejshëm për donacionin e barnave me afat të shkurtë

Ministria e Shëndetësisë: OBRM-PDUKM-ja akuzon rrejshëm për donacionin e barnave me afat të shkurtë

Reagon Ministria e Shëndetësisë ndaj akuzave të zëdhënësit të partisë opozitare maqedonase Naum Stoilkovski duke demantuar akuzat për donacionin e barnave me afat të shkurtër nga organizatë jo qeveritare në pronësi të Ministrit Venko Filipçe.

“Shpërndarja e lajmeve të rreme dhe propaganda nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe zëdhënësve të tyre me qëllim që ta zbehin punën e Ministrit të Shëndetësisë dhe përpjekje për fitimin e pikëve politike ditore që janë të brengosur për shkak të drejtimit të suksesshëm të shëndetësisë në Maqedoni gjatë muajve të kaluar”, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Stoilkovski: Ministri Filipçe me afertë të re për furnizimin e barnave
Lexo po ashtu Stoilkovski: Ministri Filipçe me afertë të re për furnizimin e barnave

Ata shtojnë se organizata jo qeveritare “RMM-SEE”, ku pjesë e së cilës është edhe Ministri Filipçe dhe e cila përmendet në konferencën për shtyp nga disa zëdhënës, është pjesë e një organizate të madhe ndërkombëtare, e cila funksionon më shumë se një vit.

Në reagimin thuhet se spekulimi është i vrazhdë se tash apo kurdoherë në të kaluarën janë dhënë donacion barna dhe insulin nga ana e organizatës “RNM-SEE”, duke shtuar se donacioni i insulinës e cila përmendet në konferencë për shtyp është donacion direkt prej “Novo Nordisk”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori