LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: Ministri Filipçe me aferë të re për furnizimin e barnave

Stoilkovski: Ministri Filipçe me aferë të re për furnizimin e barnave

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoilkovski tha se “Derisa publiku pret përgjigje për aferën e tenderëve të përgjakshëm nga e bija tek i ati, Filipçe me aferë të re për furnizimin e barnave”.

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Stoilkovski kërkon dorëheqjen e Ministrit Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“E pabesueshme por e vërtetë, derisa publiku prej zbardhjen e aferës ‘Tenderi i përgjakur’, i plotë është skandali për shpërndarjen e 3 milionë eurove nga Klinika e hematologjisë në kompaninë familjare të drejtoreshës të të njëjtës klinikë, i pazëvendësueshmi Venko Filipçe përsëri lidhet me aferë të re. Këtë herë me furnizimin, me barna me afat të shkurtuar”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Stoilkovski.

Ai shton duke thënë se “Ministri Filipçe drejton me organizatë jo qeveritare për donacion të barnave me afat të skaduar për shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore. Këto donacione, kompanitë donatore i shfrytëzojnë për lirim nga barnat me afat të shkurtuar për shkak të shkatërrimit të shtrenjtë të të njëjtave barna. Për këtë shkak publiku këtë fakt e lidh me pyetjen e skandalit për shpërndarjen e insulinës afatshkurtër në Republikën e Maqedonisë”, thotë Stoilkovski.

Ai pyet Ministrin Venko Filipçe se a është donacion insulina me afat të shkurtër që ju dha pacientëve të Republikës së Maqedonisë, dhe se a është organizata joqeveritare burimi i insulinës me afat të shkurtër.

Në fund Stoilkovski thotë se pa qenë 1 vit i plotë, Ministri Filipçe nuk ka ditë pa ndonjë aferë të re dhe se Venko Filipçe, sipas tij është plagë kanceri në shëndetësinë e Maqedonisë e cila duhet hequr./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori