Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj ndalimit të lëvizjes së lirë të cilën Serbia po ia bënë qytetarëve të cilët tentojnë të kalojnë nëpër territorin e Serbisë me patentë shoferë nga Kosova.
MPB përmes një njoftimi për media thotë se është duke shqyrtuar me seriozitet rastet e qytetarëve të cilëve kanë hasur në vështirësi qarkullimi me patentë-shoferët e Republikës së Kosovës, gjatë kalimit të tyre nëpër territorin e Serbisë.
Me këtë rast, sipas MPB-së, atyre u është kufizuar liria e lëvizjes.
“Me marrëveshjen e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë të vitit 2011, në kuadër të lirisë së lëvizjes, u mundësohet qytetarëve të udhëtojnë lirshëm me patentë-shoferët e shtetit përkatës. Pika e pestë e kësaj marrëveshjeje thotë: “Secila palë do të marrë të gjitha masat që t’ua mundësojë qytetarëve të palës tjetër të udhëtojnë lirshëm brenda dhe përmes territorit të njëra-tjetrës me patentë-shoferin e lëshuar nga autoritetet e veta”, thuhet në reagimin e ministrisë së brendshme.
Ata po ashtu kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët e RKS që lëvizin me veturë nëpër territorin e Serbisë, e të cilët kanë hasur në situatat e tilla, të lajmërohen në policinë kufitare ose në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës.
“Gjithashtu, qytetarët mund të kontaktojnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme përmes këtyre kontakteve: Zip-mpb@rks-gov.net; 038 200 19 545 apo 045 149 111”, thuhet në njoftimin për media të MPB-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'