LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Para normalizimit të raporteve me Serbinë, vendi duhet të ketë institucione funksionale 

Hoti: Para normalizimit të raporteve me Serbinë, vendi duhet të ketë institucione funksionale 

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se para se të normalizohen raportet me Serbinë, së pari vendi duhet të ketë institucione normale demokratike dhe një shumicë solide e funksionale në Kuvend.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se mosmarrëveshjet në spektrin politik janë thelluar kohëve të fundit, sidomos nga propozimet kontraverse dhe çorientuese të presidentit Thaçi.

Merkel: Kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor të paprekshëm
Lexo po ashtu Merkel: Kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor të paprekshëm

Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:


“Para se t’i normalizojmë raportet me Serbinë, gjë që është synim dhe përcaktim yni i koordinuar edhe me bashkësinë ndërkombëtare, së pari duhet të kemi institucione normale demokratike të një shumice solide dhe funksionale në Kuvend. Pa e tejkaluar këtë mangësi, që po prodhon defekte në politikbërje, ne vetëm do të zhytemi edhe më shumë në gjendje jo normale juridike dhe politike.

Mosmarrëveshjet në spektrin tonë politik janë thelluar kohëve të fundit, sidomos nga propozimet kontraverse dhe çorientuese të Presidentit Thaçi. Ato nuk mund të tejkalohen me këtë mungesë korrektësie në qasje e komunikim.

Marrëveshjen politike duhet ta arrijmë gjithsesi përbrenda institucioneve, por vetëm kur ato vishen me legjitimitet demokratik dhe ta kenë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të shprehur me votën e lirë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori