LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Thaçi e Vuçiq po luajnë me shkrepës, në një ambient “të gatshëm për t’u ndezur”!

Serwer: Thaçi e Vuçiq po luajnë me shkrepës, në një ambient “të gatshëm për t’u ndezur”!

Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në Uashington ka paralajmëruar dy presidentët, atë të Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiqin se “po luajnë me zjarrin”.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar se këta dy presidentë, me idetë e tyre të fundit, për ndarje të Kosovës, përkatësisht korrigjim të kufijve, po luajnë me shkrepës në një ambient që mezi pret për tu ndezur.

“Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi po luajnë me shkrepës, në një ambient i cili mezi pret për t’u ndezur”, ka shkruar ai shkurt në Twitter.


Ndryshe, gjatë një interviste për mediat, Serwer kishte thënë se ndarja e Kosovës apo ndërrimi i territoreve do të jetë një rrezik i madh për gjithë Ballkanin dhe një gjë e tillë nuk do të pranohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Serwer në një intervistë për REL ka thënë se Serbia gjithmonë ka dashur ta ndajë Kosovën, por risi është insistimi i presidentit Hashim Thaçi që ta korrigjojë kufirin në pjesën lindore.

Ai ka theksuar se Serbia dhe Kosova tashmë kanë hapur “Kutinë e Pandorës” në Ballkan dhe duhet ta mbyllin sa më shpejt që është e mundur.

Analisti Serwer po ashtu ka vlerësuar se nuk beson që ka ndonjë provë të mbështetjes së kësaj ideje nga amerikanët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

​Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër

Politikë
Kalo në kategori