LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Milani huazon Bakayokon nga Chelsea

Zyrtare: Milani huazon Bakayokon nga Chelsea
Foto: AC Milan

Pas përfundoi me sukses vizitat mjekësore gjatë ditë së hënë, tani Milani ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka nënshkruar me Tiemoue Bakayoko.

Francezi është transferuar në formë të huazimit, por me drejt blerje për 35 milionë euro.


23-vjeçari do të prezantohet për media të premten në Casa Milan.

Bakayoko kaloi nga Monaco te Chelsea në verën e 2017 për 40 milionë funte (44.8 milionë euro).

Por, për shkak të paraqitjeve jo të mira në fushë dhe ardhjes së Jorginhos nga Napoli, klubi anglez vendosi ta largojë atë.

Milani afër Castillejos, Bacca pjesë e marrëveshjes
Lexo po ashtu Milani afër Castillejos, Bacca pjesë e marrëveshjes

Në sezonin e fundit ai u paraqit në 43 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi vetëm tre gola.

Ashtu siç Chelsea dhe Milani në sezonin 2017/18 luajnë në Ligën e Evropës, pra Bakayoko të luajë ndaj ish-skuadrës së tij. /Telegrafi/