LAJMI I FUNDIT:

Qendra e Thirrjeve e ATK-së me dy moduleve të reja

Qendra e Thirrjeve e ATK-së me dy moduleve të reja
????????????????????????????????????

Nga muaji gusht, Qendra e Thirrjeve në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) do të fillojë përdorimin e dy moduleve, atë për menaxhimin e jo-deklaruesve dhe për menaxhimin e kampanjave

Sipas kumtesës për media dërguar nga ATK-ja, këto dy module janë zhvilluar nga zyrtarë të teknologjisë informative të ATK-së, bazuar në kërkesat e parashtruara nga Qendra e Thirrjeve.

“Përmes modulit për menaxhim të jo-deklaruesve do të menaxhohen të gjithë tatimpaguesit jo-deklarues për të gjitha llojet e tatimeve, për të cilat kontaktohen nga Qendra e Thirrjeve. Ndërsa, përmes modulit për menaxhim të kampanjave do të kontaktohen tatimpaguesit për çështje të ndryshme tatimore. Zhvillimit të këtyre dy moduleve mundëson caktimin automatik të rasteve të punës për punëtorë, kërkimin e tatimpaguesve përmes numrit të rastit, numrit fiskal, emrit, regjionit, ekipit, statusit të rastit në aplikacion, operatorit, llojit të tatimit, datës e hapjes prej deri, të shohim detajet e rastit, regjistrimin dhe dokumentimin e bisedës me tatimpaguesin etj”, thuhet në një pjesë të njoftimin e ATK-së.


Aty tutje thuhet se Qendra e Thirrjeve është e përkushtuar në përmbushjen e misionit te saj, që të kontaktoj dhe të komunikojë me tatimpaguesit. /KosovaPress/ /Telegrafi/