LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po përgatit 224 milionë euro për Hazardin

Real Madridi po përgatit 224 milionë euro për Hazardin
Eden Hazard (Getty Images)

Eden Hazard vazhdon të mbetet objektiv i gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Kampionët aktual evropianë janë të etur për të zëvendësuar me një yll të madh, Cristiano Ronaldon, i cili kaloi te Juventusi këtë verë.

Emri më i pëlqyer dhe i lakuar nga klubi mbretëror padyshim se është ai i yllit belg, Hazard.


Sipas Daily dhe Sunday Express, Real Madridi po përgatitet të nisë një ofertë të re prej 200 milionë funtesh apo 224 milionë euro për sulmuesin e Chelseat.

Transferimi i Courtois mund ta josh edhe Hazardin (Getty Images)

Mauricio Sarri ka insistuar se skuadra e tij nuk do të shesë Hazard, por Madridi do që reprezentuesi belg të jenë zëvendësues i tyre për Ronaldon.

Ndërkohë që ata kishin një vlerësim paraprak prej 150 milionë eurosh për Hazard, zyrtarët e klubit do të takohen këtë javë për të vendosur nëse do të bëjnë një ofertë më të madhe përpara se të mbyllet afati kalimtar në La Liga më 31 gusht.

Përveç Hazardit, në listën e dëshirave të Real Madridit thuhet se janë edhe Harry Kane i Tottenhamit dhe Mauro Icardi i Interit.

Reali tashmë ka transferuar portierin Thibaut Courtois nga Chelsea dhe kjo mund të jetë një ndihmesë drejt arritjes së Hazardit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

Ndërkombëtare

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

La Liga
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori