LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Caruana Galizia: Armiqtë ia vranë gazetares nga Malta edhe qentë

Vrasja e Caruana Galizia: Armiqtë ia vranë gazetares nga Malta edhe qentë

Familja e gazetares nga Malta e cila njihet për raportimet e saja anti-korrupsion, Daphne Caruana Galizia, po kërkon një hetim të pavarur publik, sepse ajo kishte vuajtur vite të tëra të frikësimit.

Ajo u vra nga një bombë në makinën pranë shtëpisë së saj në tetor të vitit të kaluar. Ajo shkruante në blogun e saj gjerësisht për politikanët kryesorë të vendit dhe aferat e tyre korruptive.

Një nga djemtë e saj, Paul, tha se tre qentë e saj u vranë dhe kishte po ashtu përpjekje për të djegur shtëpinë e gazetares.


“Qentë tanë të përkëdhelur u vranë – u helmuan, u përplasën në fyt, u helmuan përsëri”, tha ai.

“Ne u rritëm me këtë dhe nuk ishte sekret se nëna ime mori këto kërcënime”, i tha Paul BBC-së.

Avokatët e familjes e cila jeton në Londër, i kanë parashtruar kërkesat e tyre në një dokument ligjor, të paraqitur në qeverinë malteze të enjten.

Malta ka thënë në mënyrë të përsëritur se po bën gjithçka që është e mundur për t’i sjellë vrasësit në drejtësi.

Tre të dyshuar – vëllezër George dhe Alfred Degiorgio dhe miku i tyre Vince Muscat – u arrestuan gjatë një operacioni policor në dhjetor.

Ata u akuzuan për vrasje dhe u deklaruan jo fajtorë në një seancë gjyqësore. Ata ende gjenden në paraburgim.

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Kalo në kategori