LAJMI I FUNDIT:

Në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të investohen rreth 10 milionë euro

Në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të investohen rreth 10 milionë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Ministrin e Financave Bedri Hamza, kanë vizituar sot (e enjte) Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Në kuadër të kësaj vizite, ata kanë parë nga afër situatën e tanishme të stadiumit dhe janë pajtuar që kjo arenë sportive të shndërrohet në stadium të kategorisë së katërt sipas standardeve të UEFA-së.

Ministri Gashi ka deklaruar se MKRS-ja është në procedura që edhe stadiumin në Mitrovicë ta shndërrojnë në kategorinë e katërt. “Jemi në procedura që ta shndërrojmë stadiumin në Mitrovicë në të kategorisë së katërt në mënyrë që reprezentacioni i Kosovës të ketë mundësi t’i zhvillojë ndeshjet edhe në këtë stadium”, tha mes tjerash ministri.


Ai paralajmëroi se do të ketë investime të reja e të mëdha në stadiumin në Mitrovicë dhe Kosova do t’i ketë dy stadiume të kategorisë së katërt. “Dalëngadalë po i plotësojmë të gjitha kërkesat dhe kriteret e UEFA-së që Kosova përfundimisht të gjitha t’i zhvillon në Kosovë pa pasur nevojë t’i shfrytëzojë stadiumet e shteteve përreth”, ka thënë ministri.

“Jam shumë i bindur që në vitin 2019 stadiumi ‘Adem Jashari’ do të jetë i gatshëm dhe të kthehet në kategorinë e katërt dhe do të jetë ndër stadiumet më të bukura edhe për shkak të kapaciteteve që ka ky stadium”, paralajmëroi ministri Gashi.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit deklaroi se Mitrovica, sporti dhe ekonomia janë interesa strategjike të vendit tonë. “Vizitat që po i realizojmë ditëve të fundit tregojnë për një përkushtim të qartë tonin për modernizimin e sportit në vendin tonë”.

“Në bazë të asaj që kam biseduar me ministrin e sportit dhe atë të financave, në stadiumin e Mitrovicës do të investohen rreth 10 milionë euro, ku do t’i ndërrohet tërë fasada e jashtme dhe do të modernizohet infrastruktura e brendshme e këtij stadiumi”, ka njoftuar Veseli.

Ndërsa, Ministri i Financave, Bedri Hamza deklaroi se Qeveria e Republikës së Kosovës përveç se do të sigurojë financim të qëndrueshëm për objektet sportive do të vazhdohet me financimin e projekteve të fuqishme në Mitrovicë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Kalo në kategori