LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i policisë në Gjilan e Gjakovë, arrestohen tre persona dhe konfiskohen 19 kilogramë marihunanë

Aksioni i policisë në Gjilan e Gjakovë, arrestohen tre persona dhe konfiskohen 19 kilogramë marihunanë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në Gjilan dhe Gjakovë ku ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi nëntëmbëdhjetë kilogramëve substancë narkotike

Operacioni policor në rajonin e Gjilanit, është realizuar konkretisht në fshatin Novosellë të komunës së Kamenicës, i cili ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie prej 19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike si dhe me arrestimin e dy të dyshuarve:

I. R. mashkull, kosovar shqiptar, (1961)
A. R. mashkull, kosovar shqiptar, (1988)


Të dyshuarit janë arrestuar pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke e shkarkuar një sasi të substancës narkotike nga vetura ‘Golf 5 ‘, të cilën e posedonin të dyshuarit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti dhe Gjyqtari i Procedurës paraprake me urdhër të të cilëve është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarve të lartcekur, ku gjatë kontrollit në podrumin e shtëpisë u janë gjetur edhe dy paketime me substancë narkotike të llojit ‘Marihuanë’.

Ndërsa në rajonin e Gjakovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë gjatë operacionit të përbashkët ka realizuar një bastisje e cila ka rezultuar me sekuestrimin e një arme dhe disa fishekë.

I dyshuari L. A. mashkull, kosovar shqiptar, (1988), është arrestuar dhe ndalur në qendrën e paraburgimit në Gjakovë.

Gjatë operacionit të përbashkët, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar :

19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike

Vetura ‘Golf 5 ‘

Një armë ‘AK-47’

24 fishekë, 7. 62mm

Një peshore elektronike

Një telefon ‘Samsung’

Veprimet e ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve kanë qenë në koordinim me prokurorin e shtetit të Gjilanit dhe atë të Gjakovës me aktvendim të të cilëve të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”, çfarë thuhet në Dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash të Prishtinës?

Drejtësi
Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajtje sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Shea: Kosova të angazhohet plotësisht në dialog, ndonëse procesi mund të jetë zhgënjyes

Lajme
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Kalo në kategori