LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq në fillim të shtatorit pritet ta vizitojë Kosovën

Vuçiq në fillim të shtatorit pritet ta vizitojë Kosovën

Shtatori do të mund të ishte muaji kyç për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

E përditshmja serbe “Blic” shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vizitës që do t’ju bëjë serbëve në Kosovë, do të udhëtojë në Kinë dhe më pas në New York ku do të flasë në Kombet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Derisa zgjidhja e çështjes së Kosovës është duke hyrë në fazën finale, presidentin serb e pret një ofensivë e ashpër diplomatike gjatë gjithë muajit shtator, shkruan kjo e përditshme serbe.


Në fillim të shtatorit pritet ta vizitojë Kosovën, ku do të bisedojë me serbët, ndërsa deri atëherë të paktën edhe njëherë do të bisedojë me përfaqësuesit serbë nga Kosova. /Telegrafi/