LAJMI I FUNDIT:

Pas interesimit të Liverpoolit dhe Chelseat, Fekir: Jam i lumtur te Lyoni, por gjithçka është e mundur

Pas interesimit të Liverpoolit dhe Chelseat, Fekir: Jam i lumtur te Lyoni, por gjithçka është e mundur

Kapiteni i Olympique Lyon, Nabil Fekir, e ka lënë derën hapur për një largim gjatë këtij muaji.

Sulmuesi anësor mbetet një ndër objektivat e Liverpoolit, ndërsa Chelsea po bën lëvizje para mbylljes së afatit kalimtar të Ligës Premier.


I pyetur për gjendjen e tij, mesfushori ka thënë se çdo gjë është e hapur deri në momentin e fundit.

“Nëse mendoj të qëndroj në OL? Siç mund ta shikoni, unë jam në Lyon, jam shumë mirë këtu, por dritarja e transferimit është ende e gjatë dhe gjithçka lëviz shumë shpejt në futboll”.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por jam shumë mirë në Olimpique. Ndihem mirë në grup, kemi lojtarë shumë të mirë, kemi një atmosferë të mirë. Një përzierje mes të rinjve dhe të moshuarve, me lojtarë më me përvojë se të tjerët”.

“Ekziston një grup i mirë, shumë homogjen. Ne jetojmë mirë dhe shpresoj që OL të ketë një sezon shumë të mirë”, tha lojtari që ka fituar muaj më parë Kupën e Botës me Francën.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka pasur 115 paraqitje për Lyonin në të gjitha garat dhe ka shënuar 45 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori