LAJMI I FUNDIT:

Rebic konfirmon se ka marrë oferta konkrete

Rebic konfirmon se ka marrë oferta konkrete
Ante Rebic (Foto: Getty Images)

Ante Rebici ka pranuar se ka marrë oferta konkrete për t’u larguar nga Eintracht Frankfurti gjatë këtij afati kalimtar.

Reputacioni i futbollistit 24-vjeçar është rritur shumë që nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror, ku arriti deri në finale me Kroacinë.

Manchester Unitedi, Sevilla dhe Tottenham Hotspur janë klubet që i kërkojnë shërbimet e anësorit kroat.

Ante Rebic (Foto: Getty Images)

Vet lojtari ka konfirmuar se agjenti i tij ka pranuar oferta konkrete për shërbimet e tij, ndërkohë që është shprehur i kënaqur që Jose Mourinho e dëshiron në skuadër.

Lajmet për Rebic
Lexo po ashtu Lajmet për Rebic

“Jam i kënaqur që dëgjoj dhe lexoj se sa shumë trajnerë të mëdhenj dhe klube po pyesin për mua. Sinqerisht, mendoj se e kam merituar!”.

“Zhvillova një Kampionat të shkëlqyer Botëror dhe një sezon akoma më të mirë me Eintrachtin. Po, e di se ka oferta konkrete, jam në kontakt të vazhdueshëm me agjentin tim”.

Ante Rebic (Foto: Getty Images)

“Jam i kënaqur që u kam dëshmuar të gjithëve se mund të llogarisin tek unë, por siç kam thënë, ka edhe shumë kohë deri në mbyllje të afatit kalimtar”, ka deklaruar Rebic për Goal.

Është raportuar se Unitedi mund të shpenzojë deri në 50 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë -  nokauton brutalisht Wilderin

Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin

Boks
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Liga e Kampionëve
Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi - asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun

Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi - asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun

Liga e Kampionëve
Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Liga e Kampionëve
Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF

Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF

Boks
Kalo në kategori