LAJMI I FUNDIT:

“Brako”: Akuzat e OBRM-PDUKM-së janë të pabazuara, tenderin e morëm për shkak çmimit të mirë

“Brako”: Akuzat e OBRM-PDUKM-së janë të pabazuara, tenderin e morëm për shkak çmimit të mirë

Tenderi që e mori kompania “Brako” është fituar si rezultat i çmimit të mirë dhe faktit që në këtë vend “Brako” prodhon tel të galvanizuar, thuhet në kumtesën e kësaj kompanie, si reagimi akuzave nga ana e zëdhënësit të partisë opozitare të OBRM-PDUKМ-së, Dimçe Arsovski, i cili sot foli për tenderin skandaloz të firmës, që vlen, siç tha ai 40.000 euro, që të furnizojë rrjet mbrojtës anësh rrugës.

Nga kompania “Brako” thonë se disa herë kanë qenë objekt i akuzave të OBRM-PDUKM-së, dhe përmes kumtesës së sotme nga atje pyesin se a favorizon kjo parti prodhimtarinë e brendshme apo kundërshton kompanitë e brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Publikisht u dorëzuam nga të gjitha grandet e shtetit, nga të gjithë tenderët për tregtinë ku në mënyrë të qartë thamë se nuk do të marrim pjesë, por në këtë segment, tel të galvanizuar dhe rrjet jemi të vetmit dhe më konkurrentë në rajon. Secila ofertë tjetër është shumë më e lartë se e jona, ndërsa cilësia nuk krahasohet. E pyesim OBRM-PDUKM-në se a duhet tenderi të marr firmë më të dobët me çmim më të lartë edhe atë në dëm të një firme të Maqedonisë dhe më kryesorja dëmi ndaj institucioneve shtetërore? Në këtë rast do të dëmtohet buxheti i shtetit sepse secili denarë do të thotë harxhim të papërgjegjshëm të mjeteve”, thonë nga “Brako”.


Ata shtojnë se janë të gatshëm për secilin skenar, të vetëdijshëm se një nga bashkëpronarët është zëvendës Kryeministri Koço Angjshev, i cili, siç thonë ata, në fakt është pronar minoritar.

“Parashtrojmë pyetje se a nuk duhet të aplikojmë për tenderë për prodhime ku ne për ata çmime kemi çmimin më të mirë dhe se me tërheqjen tonë do të bëhet dëm ndaj institucioneve shtetërore dhe neve si kompani, atje ku jemi më konkurrentët me çmim”, thuhet në kumtesën e “Brako”-s ku thuhet se kompania e tyre është lider në rajon për prodhimin e prodhimeve me tela me 96% eksport nëpër 21 shtete dhe shembull se si një firmë e Maqedonisë mund të zhvillohet dhe të rritet vazhdimisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori