LAJMI I FUNDIT:

Higuain prezantohet te Milani: Si më bindi Leonardo, sfida e re me kuqezinjtë, Ronaldo dhe ‘lufta’ me Icardin për ‘Këpucën e Artë’

Higuain prezantohet te Milani: Si më bindi Leonardo, sfida e re me kuqezinjtë, Ronaldo dhe ‘lufta’ me Icardin për ‘Këpucën e Artë’

Sulmuesi i ri i Milanit, Gonzalo Higuain, ka qenë i lumtur që do të fillojë aventurën e me klubin e madh italian, ndërsa ka treguar se nuk ka pasur kontakt me  Chelsean e Maurizio Sarrit.

Higuain ka kaluar si huazim me të drejt blerje nga Juventusi.


“Unë dua të falënderoj Milanin për përpjekjet e mëdha që ka bërë për të më sjellë këtu”.

“Kjo është një sfidë e madhe për mua. Shpresoj tua shpaguaj besimin që kanë treguar. Unë jam bashkuar me një klub me një histori të madhe”.

“Vendosa të vij këtu, më pëlqen gjithçka që kam parë, tifozët e meritojnë Milanin të kthehet aty ku kanë qenë gjithmonë”.

“Ishte Leonardo, ai që më bindi të vija këtu . Fjalët e tij më bindën, pashë ndershmërinë dhe besimin në sytë e tij”.

Sipas tij nuk ka pasur takim me Chelsean, ndërsa me trajneri Sarri vazhdon të komunikojë.

“Nuk kishte bisedime me Chelsea. Me Sarrin kam biseduar, por vetëm kaq”.

Ai foli edhe për ardhjen e Cristiano Ronaldos në Juve.

“E njoh Reinan mirë, kam luajtur me të për pesë vjet dhe mendoj se Milani ka një ekip të shkëlqyeshëm”.

“Milanello ka gjithçka që një lojtar dëshiron të shohë: shumë fusha dhe histori”.

“Kam luajtur me Biglia për 10 vjet në ekipin kombëtar, e kam nder të madh ta shoh përsëri”.

“Unë kam luajtur tashmë me Ronaldon, kështu që jam i lumtur për këtë sfidë të re”, ka thënë Higuain në konferencë për shtyp.

Argjentinasi në fund u pyet se kush do të shënon gola më shumë në fund ai apo Mauro Icardi.

“Ju tashmë e dini përgjigjen”, përfundoi ai. /Telegrafi/