LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet mënyra se si Kate Middleton e humbi peshën pas lindjes së bebes

Zbulohet mënyra se si Kate Middleton e humbi peshën pas lindjes së bebes

Dukesha e Kembrixhit e bën të duket gjë e lehtë humbja e peshës.

Javëve të fundit, pesha e saj është diskutuar shumë në rrjete sociale gjatë pjesëmarrjeve të saja në ngjarjet mbretërore, transmeton Telegrafi.

Por, si arrin Kate ta mirëmbajë peshën e saj, e veçanërisht pas shtatzënisë?


Ndonëse është gjë e lehtë të supozohet se Dukesha iu është nënshtruar ndonjë regjimi rigoroz, kjo mund të mos jetë edhe aq e vërtetë.

Në të kaluarën, ajo ka bërë të ditur se peshën e ka humbur duke bërë një stil aktiv të jetesës.

HELLO raporton se Kate ia kishte atribuuar humbjen e peshës gjatë vitit 2016 “vrapimit pas fëmijëve”

Është shumë e mundshme që edhe dashuria e saj për sporte të ndryshme e mbajnë atë të hollë.

Në të kaluarën, Dukesha ka bërë të ditur se është adhuruese e madhe e skijimit, tenisit dhe hokejit.

Ditëve të sotme, ajo raportohet se peshën e mirëmban duke vrapuar, duke bërë hiking, e madje edhe not.

Përveç se gjen kohë për ushtrime fizike, Kate preferon edhe të ushqehet shëndetshëm përmes gatimeve në shtëpi. /Telegrafi/