LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do të vazhdojë ndihmën për Kosovën në fushën e financave publike

Gjermania do të vazhdojë ndihmën për Kosovën në fushën e financave publike

Deputeti i Bundestagut gjerman, Volkmar Klein, ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës për Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave publike.

Ai gjatë një takimi me ministrin e Financave, Bedri Hamza, vlerësoj punën e Ministrisë së Financave në stabilitetin makrofiskal dhe treguesit tjerë ekonomik e financiar të vendit.

Klein u shpreh i lumtur lidhur me efektin pozitiv të ndikimit të projekteve të Qeverisë Gjermane për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, dhe duke pasur parasysh këto zhvillime pozitive


Ndërsa, ministri Hamza e njoftoi deputetin gjerman Volkmar Klein, për progresin e arritur në Kosovë, për stabilitetin makrofiskal të vendit, si dhe për reformat e deritanishme tatimore, në drejtim të krijimit të një ambienti të favorshëm të operimeve biznesore në Kosovë, në mënyrë që Kosova të jetë sa më tërheqëse për investime të huaja duke përfshirë edhe ato gjermane.

Po ashtu, Hamza falënderoi Qeverinë gjermane për ndihmën e vazhdueshme që përmes projekteve të ndryshme ka ofruar gjatë tërë këtyre viteve, duke përkrahur fuqishëm institucionet e Kosovës dhe në këtë mënyrë duke ndikuar në përmirësimin e standardit dhe të kualitetit të jetës së qytetarëve të vendit tonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori