LAJMI I FUNDIT:

Pse skandinavët janë më të lumturit dhe çfarë mund të mësojmë nga ta

Pse skandinavët janë më të lumturit dhe çfarë mund të mësojmë nga ta

Çdo vit, shtetet skandinave janë në maje të listave sa i përket shteteve më të lumtura në botë.

Siç duket, as gjendjet e vështira klimatike e as ditët e rralla me diell nuk mund t’i ndalin skandinavët të jenë të lumtur.


Së fundmi ka filluar të qarkullojë edhe një trend global i konceptit norvegjez hygge, që nënkupton të bëni një jetë të thjeshtë dhe komode të rrethuar nga më të dashurit.

Por, skandinavët e kanë recetën e vet për të qenë të lumtur dhe për të pasur shëndet të mirë, ndërkaq atë recetë mund ta aplikojmë secili në jetët tona.

‘Sisu’: Koncepti finlandez për paqe dhe forcë

Në vitin 2017, prestigjiozja ‘The Times’ e kishte vendosur konceptin finlandez Sisu në listën e trendeve më të mëdha që vijnë nga Skandinavia. Kjo fjalë nuk mund të përkthehet saktësisht, por një përkthim adekuat do të ishte: “Nëse diçka duhet të përfundohet, do të përfundohet”.

Sisu ka kuptimin e kurajës dhe elasticitetit, ndërkaq ju mëson si të hiqni dorë nga fjalët e panevojshme dhe nga emocionet e tepërta.

Për ta përvetësuar shpirtin e Sisu-së, The Times sugjeron t’i thoni disa fjalë të caktuara pa bërë shprehje të fytyrës. Sisu nënkupton të mos ankoheni, të mos lavdëroheni dhe të mos keni biseda të kota.

Lagom: Koncepti që suedezët e përdorin për të mbajtur gjëra vetëm aq sa ju nevojiten

Ky koncept mund të përkthehet në “as pak e as shumë, por mjaftueshëm”. Lagom gjendet kudo në shoqërinë suedeze, duke përfshirë në ekonomi e menaxhim.

Për ta përvetësuar këtë koncept, ekspertët rekomandojnë t’i mbani në balancë shpenzimet dhe të ardhurat, ta reduktoni sasinë e bërllokut dhe t’i ripërdorni gjërat e vjetra në vend se të blini të reja.

Arbejdsglaede: Mënyra daneze për ta dashur punën që e bëni

Ky koncept është aftësia për ta shijuar punën që e bëni.

Danezët rekomandojnë të shihni anën e mirë të punës tuaj, të kaloni mirë me kolegët dhe shefat, t’i kryeni detyrat siç pritet që ju t’i kryeni dhe gjithmonë t’i përmirësoni aftësitë që i keni. /Telegrafi/