LAJMI I FUNDIT:

Alisson dhe Firmino i bashkohen Liverpoolit në stërvitje

Alisson dhe Firmino i bashkohen Liverpoolit në stërvitje

Alisson Becker do të bashkohet me skuadrën e Liverpoolit për herë të parë në kampin e tyre të trajnimit në Francë këtë javë, me Roberto Firmino dhe Trent Alexander-Arnold që gjithashtu do t’i bashkohen ekipit.

Të tre lojtarëve iu është dhënë kohë shtesë pas Kampionatit Botëror, por do të jenë pjesë e grupit të Jurgen Klopp që udhëtoi në Evian të hënën për një qëndrim pesë-ditor në qytetin francezi.


Liverpool pastaj do të luaj me Napolin në stadiumin Dublin Aviva në një ndeshje që mund të shihte debutimin e Alissonit me për klubin anglez.

Alexander-Arnold është kthyer herët nga pushimi i tij pas Botërorit dhe reprezentuesi i Brazilit do të jetë gjithashtu në Evian, pasi ka humbur turneun në SHBA.

Liverpooli pati paraqitje të mira në International Champions Cup, duke i dhënë fund udhëtimit me një fitore morale prej 4-1 ndaj rivalëve të mëdhenj anglez të Manchester United.

Joel Matip u largua nga turne në fillim për shkak të formës së dobët fizike, por është shpallur i aftë për të udhëtuar në Evian me pjesën tjetër të skuadrës prej 29-futbollistëve.

Kjo listë përfshin edhe sulmuesin anglez, Danny Ings, i cili nuk udhëtoi në SHBA.

Portier: Alisson, Kamil Grabara, Loris Karius, Caoimhin Kelleher;

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Nathaniel Clyne, Joe Gomez, Ragnar Klavan, Joel Matip, Alberto Moreno, Nathaniel Phillips, Andy Robertson, Virgil van Dijk;

Mesfushorë: Rafael Camacho, Fabinho, Marko Grujic, Curtis Jones, Naby Keita, Adam Lallana, James Milner, Georginio Wijnaldum;

Sulmues: Roberto Firmino, Danny Ings, Sadio Mane, Divock Origi, Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri, Dominic Solanke, Daniel Sturridge.

/Telegrafi/