Camp Nou mund të ndryshojë emër, Barcelona do të vë në shitje emrin e stadiumit për 300 milionë euro
Barcelona është aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nuk po punon vetëm në fushë, por jashtë saj duke kërkuar që ta promovojë markën e tyre.
Drejtorët e klubit nuk kanë fshehur dëshirën e tyre për të tërhequr të ardhura si pjesë kyçe e planeve të tyre.
“Ajo që është e rëndësishme është marka, dhe në fund ajo të na jap para për të qenë konkurrues”, ka thënë njëri prej drejtorëve para udhëtimit në perëndim.
Barcelona nuk ka bërë sikurse në vitin e shkuar, pasi fillimisht gjithçka ka filluar në palestër, e pastaj është shkuar në SHBA.
Kjo i jep qasje Barcelonës në tregjeve të fuqishme, ndërsa në vitin 2019, turneu mund të bëhet në Azi, me Kinën dhe Japoni, si qendra të forta për të bërë biznes.
Aktualisht po mendohet që të shitet edhe emri i stadiumit. Kjo do të bëhet nëse anëtarët e miratojnë. Barcelona do të ketë emrin e sponsorëve për Camp Nou.
Në 2015 ishte menduar të bëhet kjo për 200 milionë euro, por nuk u bë.
Megjithatë, tre vjet më vonë me një marrëveshje me këshillin lokal, ku do të fillojnë pastaj punët për rinovim, shitja e emrit mund të shkojë në 300 milionë euro.
Ka mundësi që kompanitë amerikane dhe aziatike të paguajnë një shifër të tillë.
Megjithëse asnjë marrëveshje nuk mund të miratohet, pasi do të zhvillohet në fillim të vitit 2019 në Mbledhja e Përgjithshme e klubit, ku do të vendoset.
Me këto para Barcelona kërkon të vazhdojë të jetë konkurruese me blerjet e lojtarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PSG do të jetë më i fortë pa Mbappen: Katër emra të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve
E ka fituar Ligën e Kampionëve, por një tjetër trofe e bënë më së shumti krenar Pep Guardiolan
Spektakël në TD Garden, Boston Celtics mposht Indianan pas vazhdimeve dhe merr fitoren e parë në finalen e Konferencës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251