LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Nga 50 deri në 15 euro zvogëlohen dënimet për kundërvajtje në dogana

Tevdovski: Nga 50 deri në 15 euro zvogëlohen dënimet për kundërvajtje në dogana

Qarkullim më i shpejtë i mallrave, zbutja e dënimeve politike dhe harmonizimi me legjislacionin e Bashkimit Evropian parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Doganor, të cilat janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sqaroi para parlamentarëve se qëllimi i amendamenteve është përmirësimi i legjislacionit për të krijuar, siç tha ai, uniform, të barabartë dhe proporcional të dispozitave kundërvajtëse, që korrespondon me rëndësinë e kundërvajtjes së kryer.

“Me ndryshimet e propozuara për dispozitat kundërvajtëse, bëhet reduktimi i gjobës nga 250 euro në 50 euro për një person juridik dhe nga 50 euro deri 15 euro për një person fizik, për pjesën e shkeljeve doganore për të cilat është dhënë një urdhër i detyrueshëm i pagesës”, tha Tevdovski.


Ndryshimet e propozuara lejojnë njohjen reciproke të autorizimeve të lëshuara për një operator ekonomik të autorizuar brenda kuadrit të CEFTA-s, i cili do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë rajonale. Kjo, sipas Ministrit të Financave, është një përfitim i madh për kompanitë tregtare të Maqedonisë që tregtojnë në rajon, të cilat do të mundësojnë rrjedhjen më të shpejtë të mallrave që eksportohen, kontrolle më pak fizike dhe dokumentare dhe mundësinë për të zgjedhur vendin ku do të kryhen kontrollet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori