Mbi shtatë milionë euro vlerësohen dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore nga reshjet e shiut të javëve të fundit, në disa komuna të Kosovës, thonë zyrtarë të Qeverisë.
Në mesin e bujqve të dëmtuar është edhe Bedri Morina, nga fshati Drenoc në komunën e Malishevës, i cili për Radion Evropa e Lirë tregon se e gjithë sipërfaqja e të mbjellave në lagjen ‘Morina’ është dëmtuar.
Ai tregon se sipërfaqja me mbi 20 hektarë të mbjella me kulturën e grurit është dëmtuar, kurse rreth dy hektarë kanë qenë të mbjella me perime, e të cilat po ashtu janë dëmtuar komplet.
Morina, megjithatë thotë se nuk është bërë ndonjë vlerësim i dëmeve.
“Patatet, domatet, specat, shalqiri, rrushi dhe pemët, të gjitha janë dëmtuar”, tregon Morina.
Adem Arifaj, shef i Divizionit për Mbrojtjen e Bimëve, në kuadër të Ministrisë se Bujqësisë, njëherësh kryetar i Komisionit për vlerësimin e dëmeve në nivel vendi, thotë Radion Evropa e Lirë se kulturat më të dëmtuara gjatë këtij viti janë gruri, pemët, vreshtat dhe perimet.
Sipas vlerësimeve nga terreni, thotë Arifaj, vlera e dëmeve kalon mbi shtatë milionë euro.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga reshjet e shiut dhe breshrit nëpër komunat e Kosovës.
Por, nuk ka përcaktuar shumën e kompensimit, pasi siç është thënë, kjo do të jetë subjekt i analizës dhe mundësive buxhetore.
Krahas kësaj, Qeveria ka autorizuar Ministrinë e Financave për krijimin e një fondi të veçantë për vitin 2019 dhe themelimin e Komisionit që do të krijojë sistemin e sigurimeve të prodhimtarisë bujqësore në Kosovë, për ta stabilizuar tregun e bujqësisë në vend dhe për t’i dhënë përkrahje kësaj fushe.
Por, bujku Bedri Morina tregon se deri më tani, nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga niveli komunal apo qendror për mundësinë e kompensimit tëdëmeve.
“Në komunën e Malishevës më kanë thënë se nuk kemi mjete për kompensim. Por, megjithatë, zyrtarë të komunës kanë pohuar se nëse ndahen mjete nga Qeveria, mundësitë ekzistojnë. Sidoqoftë, deri më tani ne nuk kemi asnjë informatë për kompensim të dëmeve”, thotë Morina.
Për ndikimin e reshjeve në zhvillimin e bimëve flet edhe Ymer Rusiniovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.
“Reshjet te gruri ndikojnë negativisht sepse ulë peshën e grurit, prolongon procesin e korrjes dhe për pasojë mielli që do të realizohet nga ngastrat kultivuese të prodhimit vendor, këtë vit do të ketë cilësi më të ulët. Situatë të ngjashme është edhe te një pjesë të konsiderueshme të perimeve që kanë invazion të madh të reshjeve, përkatësisht të lagështisë”, thotë Rusinovci.
Republika e Kosovë ka një sipërfaqe prej mbi 10 mijë kilometra katrorë, kurse sipas vjetarit statistikor të Agjencisë se Statistikave te Kosovës, sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës për prodhimtari bujqësore në vitin 2016 ka qenë mbi 416 mijë hektarë. Nga kjo sipërfaqe, ara të punueshme kanë qenë mbi 180 mijë hektarë, kurse kopshte rreth 1,000 hektarë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje