LAJMI I FUNDIT:

“Gjenitë e Inxhinierisë Mekanike”: Profesorët kosovarë publikojnë pesëfish më shumë punime shkencore se sa ata në Norvegji

“Gjenitë e Inxhinierisë Mekanike”: Profesorët kosovarë publikojnë pesëfish më shumë punime shkencore se sa ata në Norvegji

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA) sot ka organizuar një aksion dedikuar prorektorit Naser Sahiti lidhur me avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës.

ORCA njofton se në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës më 23 korrik 2018, është vendosur pozitivisht për të gjithë kandidatët e propozuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.

“Mesatarja e numrit të publikimeve për një kandidat të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për një vit del 5.5, që është pesëfishi i publikimit të kolegëve të tyre në Norvegji të cilët në fushën e njëjtë kanë nga 0.96 publikime shkencore në vit për profesor. ORCA ka vendosur që t’i ofrojë shansin publikut që të gjykojë lidhur me atë se a janë këta profesorë gjeni apo kanë ushtruar ndonjë veprimtari që është në shpërputhje me integritetin akademik”, thuhet në njoftim.


Sipas ORCA-s, tetë kandidatë janë avancuar në profesorë të rregullt, duke marrë kontratë të përhershme me Universitetin e Prishtinës.

“Nga tani e tutje, këta profesorë nuk i detyrohen më universitetit sa i përket avancimit të tyre akademik, shkencor dhe profesional”, thuhet në njoftim.

Sipas ORCA-s, shumica e këtyre publikimeve janë bërë në vetëm tri revista.

“Për këto tri revista ORCA ka zbuluar se keqinformojnë për indeksimin e tyre, përmendin indeksim në databaza të shuara që një kohë të gjatë, nuk e tregojnë adresën e tyre, keqinformojnë për përdorimin e softuerit antiplagjiaturë – ndërkohë që është e lehtë të gjendet plagjiat nga Wikipedia në publikimet e tyre. Për më tepër, njëra nga këto revista e ka botuesin të listuar si të dyshimtë dhe me shkelje serioze të Parimeve të Transparencës dhe Praktikave të Mira për Botues Shkencor”, thuhet  në njoftim.

ORCA thekson më tej se lidhur me rastin e ‘supermenëve të UP-së’ që u avancuan me nga 18 e 19 punime të bëra në një vit e gjysmë, prorektori Sahiti është treguar çapkën duke bërë shaka me shkencën, të ardhmen e universitetit dhe integritetin akademik:

“Ne nuk mund ta dimë si janë ba ato punime, nëse kandidatët e caktuar kanë punu me vite dhe të themi pastaj janë ulë, i kanë shkru, i kanë botu”, citohet të ketë thënë prorektori Naser Sahiti

ORCA mendon se ky rast i avancimeve dhe kjo lloj qasje e menaxhmentit ndaj problemit e ka kompromentuar procesin e avancimeve akademike 2018. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori