Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, nënkryetare e Komisionit për Arsim e ka quajtur vendim politik vonesën e kalimit të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.
Haxhiu tha se arsyeja e vonesës po bëhet pikërisht për shkak se ka ardhur në kohën e kësaj qeverisjeje, sepse, sipas saj, ky Projektligj nuk përbën implikime buxhetore.
Por, nga ministria e Financave thonë se me miratimin e këtij Projektligji për 20 vjet nga buxheti i shtetit harxhohen 500 milionë euro.
“Një gjë e tillë po ndodhë fatkeqësisht për shkak të politikës. Kjo për shkak se dikujt po i konvenon vetëm pse ka ardhë ky ligj në këtë kohë dhe kjo është arsyeja. Por nëse kthehemi në retroaktivë 5 vite rresht të gjitha subjektet politike kemi kërkuar që ky ligj me ardhë. Unë konsideroj që më shumë është bërë politike sesa që në realitet i kushton ose ka kosto ky Ligj”, tha Haxhiu, në një prononcim për Ekonomia Online.
“Pra, për t’ua sqaruar të gjithë punëtorëve të arsimit të asaj kohe, nuk flitet për shuma marramendëse sepse janë keqinterpretuar. Pra flitet për një koeficient, një shumë simbolike, 65 euro nëse kanë punuar 10 vite për 23 euro nëse kanë punuar deri në 5 vite aktualisht, por megjithatë është punë e jona, punë e deputetëve për çka unë jam shumë e sigurt që të gjithë anëtarët e komisionit janë të përkushtuar dhe do ta bëjmë një ligj të zbatueshëm”.
Ndërkaq Haxhiu shtoi se nëse ministritë e linjës nuk do të japin kontribut, komisioni do ta bëjë Ligjin pa miratimin e tyre.
“Nëse ato nuk e japin është në dorën tonë dhe ne do ta bëjmë Ligjin”.
Ndërkaq, për grevën e paralajmëruar për shtator nga SBAShK-u, nëse nuk ndryshohet Projektligji për paga, ajo tha se është vendim i nxituar dhe duhet të presin derisa Projektligji të miratohet.
“Unë mendoj që ka keqkuptime, keqinformime. Ligji për pagat nuk ka ardh ende në Kuvend. Sindikata duhet ta kuptojë që nuk është gjithçka e finalizuar. Pas leximit të parë, pastaj punës që është në Kuvend, kur është leximi i dytë pastaj mund të reflektojnë varësisht prej asaj që ata mendojnë që është e drejtë apo nuk është e drejtë. Mirëpo e fundit duhet të jetë greva, nuk duhet menduar që greva është gjithçka”, tha ajo.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?