Stojanovska: Përderisa shëndetësia e Maqedonisë është pranë kolapsit, Filipçe po shëtitet nëpër Evropë (Video)

Në një konferencë për shtyp, Dafina Stojanovska tha se shëndetësia është pranë kolapsit, ndërsa kaosi që zotëron në të gjitha institucionet shëndetësore. “Më tragjike është që qytetarët me jetën e tyre dhe me jetët e më të afërmve e paguajnë çmimin e LSDM-së që është e paaftë”.
Ajo tha se për më pak se një jave katër fëmijë janë në komë për shkak të diabetit që më parë është diagnostikuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si rezultat i diagnozës jo në kohë katër persona janë vendosur në rrezik, kurse rreziku për pasoja të përhershme ekziston ende. Ministria e Shëndetësisë dhe LSDM-ja për rastin i akuzuan prindërit e fëmijëve. Për një muaj tre gra që lindën humbën jetën e tyre, ndërsa në një rast ekziston dyshimi serioz se institucionet kompetente janë përpjekur ta fshehin nga publikut. Në rastin e vdekjes së gruas në lindje në Gjevgjeli i pamë familjarët se si akuzojnë për gabim mjekësor, por nga shëndetësia përsëri heshtje. Përgjigje dhe përgjegjësi nuk ka, kurse vazhdon statistika e zezë për gratë që lindin. Qendra Klinike në Shkup, dita ditës më shumë ngjan me deponinë Drislla, se sa spitali ku shërohen persona të sëmurë. Për shkak të kësaj pakujdesie dhe paaftësie ekzisto rrezik serioz nga shpërndarja e sëmundjeve ngjitëse për pacientët. Përgjegjësi nuk ka. Mungon që t’i akuzojnë edhe pacientët se janë fajtorë që nuk organizohet ta pastrojnë oborrin. Të gjithë janë fajtorë, vetëm LSDM-ja dhe paaftësia e Zaevit nuk janë fajtorë”, thotë Dafina Stojanovska nga partia opozitare OBRM-PDUKM.
Ajo shtoi se përderisa shëndetësia e Maqedonisë është pranë kolapsit, ministri Venko Filipçe ka shëtitur me paratë e qytetarëve nëpër seminare në Evropë.
“Filipçes nuk i intereson shëndeti i qytetarëve, atij i intereson për procedura të dyshuara tenderike dhe pasurim në kurriz të qytetarëve. Derisa njerëz të pafajshëm humbin jetët e tyre në shëndetësinë e Maqedonisë, firma fantome fitojnë tenderë milionëshe që janë formuar katër muaj para se të fitojë tender milionësh. Në të kaluarën secili Spital vet furnizohej me reagentë dhe kishte dhjetëra kompani nga ku furnizoheshin me reagentë, por që nga muaji i kaluar kur Venko Filipçe ju ndaloi Spitaleve që vetë të furnizohen me reagentë për laboratorët e tyre, ndodhi skandali i milionave për shkak se tash paratë do t’i fitojë vetëm kompania “AHB LAB import-eksport” e cila e përsëris është formuar para 4 muajve”, tha Stojanovska në konferencën për shtyp./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri