LAJMI I FUNDIT:

Botërori 2018: Telegrafi dha me sukses testin te lexuesi: Mbulimin special, dhurata dhe informim i drejtë (Statistika)

Botërori 2018: Telegrafi dha me sukses testin te lexuesi: Mbulimin special, dhurata dhe informim i drejtë (Statistika)

Çdo katër vite, FIFA suksesshëm organizon Kampionatin Botëror, kurse Telegrafi arrin të bëjë një tjetër mbulim special.

Kur puna e madhe përkthehet në statistika marramendëse:


885 mijë vizitorë
233 mijë vizitorë të rinj

Botërori i 2018 befasoi të gjithë. Shumë rekorde u thyen, shumë përballje të pabesueshme ndodhën, ishte një garë e nivelit të lartë që rrallë herë shikohet.

4.8 milionë shfletime
2.5 milionë minuta të shpenzuara në artikuj

Gjithsesi fituesi më i madh i këtij Botërori ishte lexuesi i Telegrafit, përveç informacioneve, ai kishte mundësi të fitojë edhe shumë dhurata.

1,100 artikuj për Rusia 2018

Në mesin e një kaosi mediatik në portalet shqiptare, atij i shërbyem me korrektësi maksimale. Redaksia e sportit në mbledhjet e saj javore, kishte menduar dhe diskutuar për çdo detaj, e pastaj duke i perfeksionuar ato rrugës, vetëm që lexuesi në fund të ndahet i kënaqur nga shërbimet tona.

Fituesi më i madh i këtij Botërori, ishte lexuesi i Telegrafit: Katër parashikuesit më të mirë shpërblehen me iPhone X, pushim në Stamboll, laptop dhe Sony SmartBand
Lexo po ashtu Fituesi më i madh i këtij Botërori, ishte lexuesi i Telegrafit: Katër parashikuesit më të mirë shpërblehen me iPhone X, pushim në Stamboll, laptop dhe Sony SmartBand

Fillimisht krijuam një rubrikë në vete për Botërorin, ‘Rusia 2018’, kështu ia mundësuam lexuesit hapësirën e veçantë informuese të ndarë nga lajmet e tjera sportive. Në këtë rubrikë përveç lajmeve për Botërorin, kishte profile të veçanta dhe të detajuara në formë historie për të 32 përfaqësueset. Gjithashtu edhe për trofeun, maskotën, topin, stadiumet e shumë gjëra tjera.

164 ndeshje, të gjitha të ndjekura nga formacionet zyrtare, raportim në kohë reale, deklarata para dhe pas ndeshjes, statistikat, prapaskenat dhe historitë interesante nga jeta dhe karriera e lojtarëve.

Por, kjo nuk ishte e vetmja gjë. Telegrafi Sport në faqen e saj në Facebook (edhe në Instagram), bëri sondazh për secilën ndeshje.

164 sondazhe
Rreth 492,000 pjesëmarrës

Që ky Botëror të ishte më emocionues dhe i bukur, pothuajse për secilën ditë dhuruam fanella, e që në fund numri i tyre do të arrijë në 60-të. Pak relaks nuk bën asnjëherë keq, kështu dhuruam edhe 60 bileta për shikuar filma në kinemanë, Cineplexx në Prishtinë.

Një plus i madh ishte edhe faqja e Telegrafi Sport, e cila numëron mbi 180 mijë pëlqime në Facebook, por për nga aktiviteti është e pakonkurrencë. Duke parë gjithë këtë punë që po bëhej, edhe numri mesazheve në faqe ishte shumë i madh.

Pasi qëllimi ynë ishte të krijojmë një lidhje me lexuesin, të gjitha ato janë kthyer në kohë reale dhe në mënyrë të detajuar. Nisur nga kjo lexuesi kishte të qartë çdo gjë të asaj që po bëhej dhe ne si portal ishim në dijeni për kërkesat e tyre, që në fund na jepte mundësi të përmirësonim punën dhe shërbimet tona drejt perfeksionit.

Më e bukura, ajo që bëri diferencën me të tjerët, ishte loja shpërblyese në portal.

Mbi 6,000 persona u regjistruan në platformën e parashikimit të rezultateve, e në fund fituan katër më të mirët:

Renditja finale

Vendi i parë: Një iPhone X
Vendi i dytë: Një pushim në Stamboll
Vendi i tretë: Një laptop
Vendi i katër: Një orë të mençur sportive (Sony SmartBand)

Kampionati Botërori ‘Rusia 2018’ përfundoi, por puna e madhe vazhdon….

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori