LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon zgjedhje pastaj dialog me Serbinë

LDK kërkon zgjedhje pastaj dialog me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje e më pas të zhvillohet dialogu me Serbinë.

“Ne jemi të gatshëm të bëhemi pjesë aktive e procesit të dialogut, por vetëm pas legjitimimit qytetarë përmes votës së lirë. Ju siguroj se ne mbetemi të përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese” ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se rezultat i dialogut duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në OKB ndërkohë që duhet të hedhet poshtë ndarja.


Më poshtë qëndrimi i plotë i LDK-së karshi dialogut:

Të nderuar deputetë,

Më lejoni të paraqes qëndrimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë.

Dialogu me Serbinë është procesi më i rëndësishëm nëpër të cilin kalon Kosova nga shpallja e pavarësisë. Deri më tani ky proces është karakterizuar me vështirësi. Edhe pse i natyrës teknike, dialogu ka dalë të jetë kompleks. Marrëveshjet teknike të arritura nuk janë respektuar nga ana e Serbisë. Trysnia ndërkombëtare nuk ka dhënë rezultat.

Prandaj, nisja e një procesi të ri të dialogut pa asnjë përgatitje paraprake është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. Takimet jo publike të Thaçit me Vuçiqin, ku askush nuk di se çfarë bisedohet, nuk mund të konsiderohen përgatitje teknike për dialog. Draft platforma për dialog e Qeverisë ishte një dokument i dobët, joserioz dhe me prentendime jokushtetuese.

Fatkeqësisht, procesi i dialogut po tentohet të udhëhiqet nga institucione jolegjitime dhe jashtë mandatit kushtetues të tyre. Konteksti aktual, i krijuar nga “nevoja” e Kryeministrit për t’u zbrapsur nga përgjegjësitë kushtetuese, si dhe nevoja e Presidentit për t’u imponuar si faktor përcaktues, nuk mund të detyroj askënd të shpërfillë rregullat e funksionimit të institucioneve kushtetuese.

Institucioni më i lartë në vend, që është Kuvendi i Kosovës, ka nxjerrë një rezolutë në vitin 2011, e cila është ende në fuqi. Çdokush që sillet në kundërshtim me atë këtë rezolutë bie ndesh me vullnetin e të zgjedhurve të qytetarëve.

Ky proces duhet të bazohet në parime të qarta:

1. Ne besojmë se çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut dhe, në këtë frymë, ne e mbështesim plotësisht këtë proces.

2. Për neve, si parti e qendrës së djathtë dhe anëtare e Partive Popullore Evropiane, dialogu është jo vetëm mjet për arritjen e marrëveshjes, por edhe qenësi e jetës politike.

3. Ne vlerësojmë se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore janë parakusht për paqen në rajon dhe integrimet euro-atlantike.

4. Ne vlerësojmë se subjektiviteti shtetëror i Kosovës është përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë, Opinion e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe se Kosova është pranuar nga shumica e kombeve të lira të botës.

5. Ne e vlerësojmë rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe besojmë se të dyja duhet të jenë plotësisht të involvuara.

Dialogu duhet të bazohet në një kornizë të qartë:

1. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të nënkuptojë normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

2. Normalizimi i plotë mund të arrihet vetëm me njohje reciproke.

3. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet t’i mundësojë Kosovës anëtarësim të menjëhershëm në organizatat ndërkombëtare, para se gjithash në OKB, si dhe t’i hapë rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO.

4. Qëndrimi jonë është i qartë – marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet duke:

a) mos e cenuar integritetin territorial të Kosovës;

b) duke e ruajtur karakterin unitar të shtetit të Kosovës dhe

c) duke respektuar frymën e Kushtetutës së Kosovës.

5. Si shenjë e vullnetit të mirë, shteti i Serbisë duhet të ofrojë menjëherë të dhënat për të pagjeturit, të shpreh vullnet për kërkim-falje dhe për kompensim të dëmeve të luftës.

Lidhur me përfaqësimin në dialog:

1. Ne vlerësojmë se dialogu duhet të udhëhiqet nga institucionet shtetërore, që kanë kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik.

2. Ekipet që i tejkalojnë institucionet shtetërore cenojnë përfaqësimin kushtetues të Kosovës në këtë proces dhe përbëjnë kthim prapa.

3. Ne vlerësojmë se institucionet momentalisht nuk kanë fuqi politike dhe legjitimitet qytetarë për të përfaqësuar Kosovën në këtë proces.

4. Një pakicë parlamentare nuk mund të zhvillojë dialog, pasi koalicioni PAN po qëndron dhunshëm në pushtet duke shfrytëzuar situatën që është krijuar në Kuvend.

Prandaj, nuk duhet të humbim kohë në diskutime pa asnjë rezultat.

Ne jemi të gatshëm të bëhemi pjesë aktive e procesit të dialogut, por vetëm pas legjitimimit qytetarë përmes votës së lirë. Ju siguroj se ne mbetemi të përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese.

Rrugë tjetër nuk ka. Kushdo që mendon të sillet ndryshme do të përballet me refuzim qytetarë dhe politik. Nuk duhet të mashtrohet askush se mund të vendosë fatin e Kosovës në tavolinën e dialogut.

Ne nuk votojmë asnjë rezolute që mandaton persona që nuk kanë legjitimitet, dhe as kompetenca kushtetuese për të udhëhequr një proces të tillë.

Faleminderit.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori