LAJMI I FUNDIT:

Chelsea rikthen vëmendjen kah Cillessen

Chelsea rikthen vëmendjen kah Cillessen
Jasper Cillessen (Getty Images)

Jasper Cillessen është rikthyer në radarin e klubit anglez, Chelsea.

Blutë janë duke u përgatitur për largimin e Thibaut Courtois, me Real Madridin e lidhur ngushtë me reprezentuesin e Belgjikës.


Kështu, drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge janë në treg për të gjetur një zëvendësues ideal të belgut.

Courtois drejt largimit nga Chelsea, pesë portierët që mund ta zëvendësojnë belgun
Lexo po ashtu Courtois drejt largimit nga Chelsea, pesë portierët që mund ta zëvendësojnë belgun

Sipas mediumit Transfermarketweb, Chelsea ka kthyer vëmendjen e tyre te portieri i Barcelonës, Cillessen.

Jasper Cillessen (Getty Images)

E gjithë kjo pasi drejtuesit e klubit londinez janë në kërkim për një numër të ri në portën e tyre për sezonin e ri.

Maurizio Sarri po e vështron Cillessenin si zëvendësim, me portierin holandez të etur për më shumë futboll pasi luajti si zgjedhje e dytë e Marc-Andre Ter Stegen në Camp Nou.

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me portierin 38-vjeçar, Robert Green
Lexo po ashtu Zyrtare: Chelsea nënshkruan me portierin 38-vjeçar, Robert Green

Cillessen është lidhur edhe me një transferim te Roma si zëvendësues i Alisson Becker, por tani ka më pak gjasa pasi italianët kanë transferuar suedezin Robin Olsen.

Në anën tjetër, Chelsea gjatë ditës ka transferuar portierin veteran anglez, 38-vjeçarin Robert Green, i cili shihet si portier i tretë. /Telegrafi/