LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me portierin 38-vjeçar, Robert Green

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me portierin 38-vjeçar, Robert Green

Portieri anglez, Robert Green është lojtari më i ri i skuadrës së Chelseat.

Blutë e Londrës po vazhdojnë me përforcimin e skuadrës pas ardhjes së trajnerit të ri, Maurizio Sarri.


Një i tillë ka ardhur edhe sot (e enjte), pasi Chelsea ka përfunduar transferimin e portierit të njohur anglez, Green.

Chelsea ka arritur të transferoj 38-vjeçarin si lojtar i lirë, teksa ka nënshkruar me të marrëveshje të vlefshme për një vit.

Green i bashkohet skuadrës nga Huddersfield Toën dhe vjen si zëvendësues për Thibaut Courtois dhe Willy Caballero.

Pas nënshkrimit të kontratës një-vjeçare me Blutë, 38-vjeçari tha: “Ka qenë një stuhi 24 orësh. Ju jeni duke menduar për karrierën tuaj dhe ku doni të shkoni dhe pastaj ju merrni një telefonatë si kjo, e cila ishte një bisedë e shkurtër”.

“Ka qenë një kohë mjaft dramatike për mua dhe nuk mund të pres që të fillojë. Jam absolutisht i kënaqur dhe është një emocion dhe një nder që të jem këtu”.

Ndryshe, Green ka zhvilluar mbi 600 ndeshje në futbollin anglez me skuadra të njohura si Norëich City, West Ham, QPR, Leeds United dhe Huddersfield Town, ndërsa ka luajtur edhe me kombëtaren angleze 16 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori