Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e ka dërguar në Kuvend raportin e Auditimit për KRU “Prishtina” për vitin 2017, për shkak të parregullsive që janë gjetur aty.
Gjatë kësaj mbledhje deputetët kanë shprehur shqetësime për rritjen e humbjeve të ujit në rrjetin e KRU Prishtinës, dhe mënyrën se si po u faturohen këto humbje qytetarëve.
Lidhur me këtë kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” , Ilir Abdullahu tha se janë rritur humbjet e ujit për shkak të furnizimit me ujë 24 orë për të gjithë konsumatorët.
Me qëllim të evitimit të humbjeve të ujit ai tha se kanë hartuar edhe një strategji.
“Kjo jep si rezultat i mbulueshmërisë së furnizimit me ujë 24 orë dhe rrjetat janë në presion, domethënë në momentin kur ne kemi pasur reduktime 10-11 deri në 05:00 të mëngjesit ato rrjedhjet janë ndalur kanë rënë, mirëpo momentin e rrjedhjes kur ekzistojnë edhe kur ka një furnizim 24 orë kur dihet që zakonisht në pjesën e mesnatës kur konsumi bie, konsumi rritet edhe ajo rrjedhje është në presione të mëdha në ndryshim të kohës”, u shpreh ai.
Abdullahu ka sqaruar se humbet e ujit po ndodhin edhe për shkak të keqpërdorimeve të ujit të pijes nga konsumatorët.
Anëtari i komisionit nga LDK, Avdullah Hoti ka pyetur si mund të ndodh që në një pjesë të madhe të Prishtinës janë zëvendësuar gypat, ndërsa janë rritur humbjet e ujit.
“Pse janë rritur humbjet nga 53 në 57 në ndërkohë që në pjesën më të madhe të Prishtinë janë zëvendësuar gypat, rrjeti i ujësjellësit është zëvendësuar së paku në pjesën urbane për vite të tëra është punuar në atë drejtim, tash nuk ka reduktime gjatë natës dhe në momentin që nuk ka reduktime nuk ka as humbje”, u shpreh Hoti.
Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Driton Selmanaj ka kërkuar sqarim për mungesën 33 mijë litra naftë në rezervar.
Abdullahu për këtë çështje u shpreh se nga analizat e bëra nga MTI-i ka dal që pompa e këtij rezervari nuk është adekuate. Sipas tij, referenti dhe personat që kanë pranuar naftën janë pjesë e dosjes së hetimeve.
“Derivatet e naftës fizikisht janë kontrolluar në fund të dhjetor dhe pjesa e hyrje-daljeve dhe pjesa fizike do të ishte në rezervar është mungesë, ne kemi formuar një komision edhe krahas kësaj kemi kërkuar edhe ndihmë nga MTI-ja që të vije dhe të verifikoj rreth situatës dhe gjendjes të pompës dhe infrastrukturës përcjellëse dhe gjatë analizave të tyre pompa nuk i plotëson standardet që ne i kemi përdorur me vite për arsye se ka pasur probleme në regjistrimin, në saktësi dhe në atë metrazhin e kubikëve të harxhuar, mirëpo në momentin që kemi marr informatën kemi marr veprime deri në suspendim të personit zyrtar që ka punuar si referent me naftë, pastaj iu kemi drejtuar edhe drejtësisë, ku tash është duke u marr, duke bërë hulumtimin”, ka thënë kryeshefi i KRU “Prishtina”.
Selmanaj po ashtu ka kërkuar sqarime nga përfaqësuesit e ujësjellësit “Prishtina” edhe për nëntë menaxherët që kanë punuar pa kontratë pune, ku në përgjigjen e tij kryeshefi i KRU-së “Prishtina”, Ilir Abdullahu u shpreh se për shkak të performancës së tyre ai me një vendim iu ka vazhduar kontratën e punës, por që vendimi i tij nuk ka shkuar në administratë.
Ndryshe, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike të martën do të ftoj për raportim përfaqësues të Ujësjellësit Rajonal të Prizrenit. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City