LAJMI I FUNDIT:

Reali me filozofi të re, nuk ka më “Galaktikë”, Florentino Perez: Klubi kërkon talent të ri që kanë ambicie për fitore

Reali me filozofi të re, nuk ka më “Galaktikë”, Florentino Perez: Klubi kërkon talent të ri që kanë ambicie për fitore
MADRID, SPAIN - JANUARY 04: Real Madrid CF president Florentino Perez gives a speech as he comunicates the dismissal of Rafael benitez and announces Zinedine Zidane as new Real Madrid head coach at Santiago Bernabeu Stadium on January 4, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Kampionët e trefishtë rresht të Ligës së Kampionëve, Real Madridi po ndërton në ekip të së ardhmes, e cila gjë mund të jetë lajm i mirë për klubet tjera evropiane.

Florentino Perez ka pohuar se tashmë nuk do të ketë shpenzime të mëdha dhe se do të fokusohen në talente të reja dhe në lojtarët e akademisë.


Prezantohet Vinicius Junior: Real Madridi është kulmi i futbollit
Lexo po ashtu Prezantohet Vinicius Junior: Real Madridi është kulmi i futbollit

“Pak nga pak ne po hedhim themelet e të ardhmes së ekipit tonë”, tha gjatë prezantimit portierit Andriy Luninit.

“Ne duam të inkorporojmë talentin e ri që do të formësojë të ardhmen, lojtarët që aspirojnë maksimumin”.

“Pas titujve të mëdhenj në garat evropiane, ne do të vazhdojmë të jemi besnikë ndaj mënyrës sonë të kuptimit të këtij sporti, që na ka dhënë aq shumë sukses”.

“Klubi ynë ka ndërtuar mitin dhe legjendën e saj mbi bazën se askush nuk dorëzohet dhe ne gjithmonë duhet të aspirojmë për gjithçka”, shtoi ai.

Perez gjatë prezantimit të Odriozolas: Shumë lojtarë fantastik po vijnë te Reali
Lexo po ashtu Perez gjatë prezantimit të Odriozolas: Shumë lojtarë fantastik po vijnë te Reali

Nuk dihet nëse kjo ka nënkuptuar që madrilenët nuk do të sjellin ndonjë super yll si në të kaluarën, por së fundi janë përfolur si Neymar, Eden Hazard, Kylian Mbappe që mund ta zëvendësojnë Ronaldon që u transferua te Juventusi.

Ndryshe, Reali deri më tani ka transferuar në radhët e veta Vinicius Junior (18), Rodrygo Goes (17) and Andriy Lunin (19). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori