LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e parë me ngjyra ndër shqiptarë!?

Fotografia e parë me ngjyra ndër shqiptarë!?

Ky portret i Esat Pashë Toptanit konsiderohet ndër fotografitë e para (mbase edhe e para), me ngjyra të realizuara në Shqipëri.

Sipas artistit të fotografisë, Fahredin Spahija, kjo foto u shkrep në fshatin Rreth të Durrësit dhe ishte pjesë e projektit të bankierit dhe filantropit francez Albert Khan (1860-1940), të quajtur “Arkivi i Planetit”. Ky projekt kishte për qëllim fotografimin dhe xhirimin e kulturave botërore të cila shkaku i revolucionit industrial dhe globalizimit ishin në rrezik të zhdukeshin.

“Projekti zgjati 22 vjet dhe gjatë asaj periudhe u realizuan 72,000 fotografi me ngjyra dhe 183,000 metra film për xhirimet e bëra në mbi 50 shtete të ndryshme botërore”, ka shkruar Spahija në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/