LAJMI I FUNDIT:

Arifaj: Gjatë gushtit nuk do të ketë takim mes Thaçit e Vuçiqit në Bruksel

Arifaj: Gjatë gushtit nuk do të ketë takim mes Thaçit e Vuçiqit në Bruksel

Dialogu në nivel presidentesh në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, pritet të vazhdojë pas muajit gusht.

Kështu bëri të ditur, Ardian Arifaj, në një prononcim për Telegrafin këshilltari i presidentit Hashim Thaçi.


“Takimi i ardhshëm pritet të mbahet pas muajit gusht”, tha shkurt Arifaj, për Telegrafin.

Edhe Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Fedreica Mogherini, ka deklaruar se dy presidentët u morën vesh që takimi i radhës të mbahet në fillim të shtatorit.

Dy presidentët, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, brenda një periudhe të shkurtër kohore janë takuar dy herë në Bruksel, më 24 qershor dhe 18 korrik.

Ndërkaq, në takimin e fundit të dy presidentët deklaruan se marrëveshja finale e këtij dialogu do të jetë shumë e dhimbshme.

Në anën tjetër opozita vazhdon ta refuzojë presidenti Thaçi si kryenegociator në dialogun me Serbinë.

Ndryshe, të hënën në Kuvendin e Kosovës, pritet të mbahet një seancë e re për të biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi, propozim ky i Partisë Social Demokrate (PSD). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori