Policia e Kosovës përmes faqes zyrtare i ka ofruar qytetarëve qasjen për kontrollimin e tiketave të trafikut, nëse kanë dënime të papaguara apo jo. Gjoba këto, të cilat edhe pse qytetarët i kanë paguar, qytetarët thonë për Telegrafin se në sistemin e Policisë figurojnë ende të papaguara dhe shkelin privatësinë e tyre.
Besnik Mustafa, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se publikimi i tiketave të trafikut nga ana e policisë së Kosovës është shkelje privatësie.
“Po jam në dijeni e kemi hulumtuar disa herë por nuk kemi mundur të gjejmë emrin aty. Ka ankesa po as ata nuk kanë pas emër. Është shkelje pak e privatësisë”, Besnik Mustafa.
Edhe qytetari tjetër, Agron Curri tha se e ka bërë pagesën e dënimit, mirëpo dënimi ende figuron në ueb faqen e policisë së Kosovës.
“Për mu nuk është në rregull që e kam pagu dhe me kohë se kanë fshi. Realisht është dashur në mënyrë automatike të fshihet”, Agron Curri.
Ndërsa, Petrit Avdullahu tha se sipas tij sistemi elektronik është rregulluar edhe pse në fillim ka pasur disa probleme.
“Në fillim ka qenë mungesë e shfrytëzimit të certifikatës, mirëpo tani e kanë rregulluar. S’kam shiku. Vetëm në fillim e kam shiku njëherë dhe më se kam shiku”, tha qytetari Petrit Avdullahu.
Në lidhje me këtë ka folur Avokati i Popullit, Hilmi Jashari i cili tha se është i informuar me ankesat e qytetarëve.
Jashari në një intervistë për Telegrafin, tha se kanë hapur një hetim për të vërtetuar nëse një data-bazë e tillë është në përputhshmëri me standardet ligjore që janë në Kosovë.
“Po të njëjtën informatë e kemi pranuar dhe dje në institucion. Kemi hapur një hetim përafërsisht para dy jave për të vërtetuar nëse një data bazë e tillë është në përputhshmëri me standardet ligjore që janë në Kosovë dhe nëse kjo përbën shkeljen e të drejtave të njeriut apo jo. Rasti është hap para dy jave dhe ne jemi në proces të hetimit të këtij rasti, edhe të bazës ligjore por edhe të veprimeve që bëhen nga ana e autoriteteve publike, përkatësisht policisë në këtë rast”, ka thënë Jashari.
Ai tha se nuk janë të sigurt për bazën ligjore, pasi siç tha ai për qytetarët referenca nuk është adekuate dhe më e përshtatshmja.
“Shqetësimin e parë e kemi që konsiderohet që po bëhet një barrë jo proporcionale mes qytetarit dhe shtetit sa i përket inkansimit të këtyre gjobave. Në anën tjetër nuk jemi shumë të sigurt për bazën ligjore sepse Ligji për kundërvajtje dhe baza ligjore e ligjit për procedurën penale ofrojnë dispozita tjera dhe referenca që kanë bërë në këto vendime për inkansimin e borxheve nga qytetarët, referenca nuk është adekuate dhe më e përshtatshmja. Përgjigje përfundimtare tek kjo e jep Ligji për kundërvajtje dhe jo ligji i procedurës penale, ndërsa baza juridike në këto aktvendime të nxjerra prek gjykatës dhe aktgjykime që janë nxjerr deri më tani janë të kodit penal”, shpjegoi Avokati i Popullit, Jashari.
Ai po ashtu tha se kjo përbën një barrë jo proporcionale mes shtetit në një anë dhe qytetarit në anën tjetër.
“Kjo përbën një barrë jo proporcionale mes shtetit në një anë dhe qytetarit, sepse qytetarët varësisht prej situatës se ku ndodhen, qoftë nëpër pika kufitare detyrohen të kthehen për të dëshmuar për një gjobë, e cila po del se është e paguar prej qytetarëve. Pastaj shkaktohen dhe vonesa të panevojshme dhe shpenzim i panevojshëm për qytetarin, i cili nuk ka gjasa të kompensohen nga shteti, nëse del se shteti ka gabuar në administrimin e kësaj situate ose të kësaj ueb faqe që i ka shkaktuar qytetarit shpenzime edhe kohore dhe materiale të paarsyeshme” ka thënë Jashari, për Telegrafin.
Avokati i Popullit po ashtu theksoi se sapo të kryhet hetimi do të dalin me një qëndrim për opinionin.
“Sapo të kryhet hetimi do të dalim me një qëndrim në opinion dhe me rekomandime konkrete nëse një qasje e tillë është në pajtueshmëri me standardet ligjore apo jo dhe nëse kjo shkel të drejtat e qytetarëve për të kërkuar rivendosjen e së drejtës në rast se është shkelë”, tha ndër të tjera Jashari.
Ndërsa, Policia e Kosovës përmes një komunikate ka theksuar se në mungesë të një sistemi të unifikuar të të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces ekziston mundësia e shfaqjes së ndonjë mosevidentimi të pagesave në kohë optimale, të realizuara nga qytetarët.
Policia e Kosovës tutje ka sqaruar se është duke punuar në vazhdimësi në kualitetin e shërbimeve, përfshirë këtu edhe rifreskimin e të dhënave në rastet kur qytetarët i ofrojnë dëshmitë mbi pagesën e gjobave, me qëllim të shlyerjes së tyre nga sistemi.
Ndërsa sa i përket shqetësimit rreth mbrojtjes së të dhënave personale Policia përmes kësaj komunikate thotë se ueb moduli për kontrollin e gjobave në trafik është në përputhje të plotë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të gjitha të dhënat që shfaqen janë të enkriptuara sipas standardeve për enkriptimin e të dhënave.
Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës:
“Policia e Kosovës përmes faqes zyrtare ua mundëson qytetarëve qasjen për kontrollimin e tiketave të trafikut. Referuar kërkesave të shumta dhe prezencës së shtuar të qytetarëve nëpër stacione policore për t’u informuar lidhur me numrin e kundërvajtjeve/gjobave të papaguara që mund t’i posedojnë, Policia e Kosovës ka lansuar ueb-modulin e publikuar në ueb faqen zyrtare të PK-së (www.kosovopolice.com).
Me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi Policia e Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm, ka ofruar një mundësi që tiketat e papaguara të mund të kontrollohen, duke u qasur në ueb-faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, pa pasur nevojë të paraqitjes në stacione policore. Lansimi i këtij ueb-moduli si fazë testuese ka filluar me datën 06.07.2018, në ueb faqen e PK-së, ku është instaluar ikona “Gjobat në trafik” (sikurse në foton më poshtë), ku pas klikimit në të njëjtën dhe ofrimin e të dhënave si (numri personal, emri dhe mbiemri), çdo qytetar do të ketë mundësi t’i gjejë sa tiketa të papaguara i ka, numrin e tiketës, në cilin stacion janë shqiptuar dhe sa e kanë vlerën. Vlen të theksohet se në mungesë të një sistemi të unifikuar të të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces që përfshijnë: shqiptimin e gjobave nga PK-ja, ndëshkimet/vendimet nga organet e drejtësisë dhe pagesat që realizohen përmes autoriteteve bankare, ekziston mundësia e shfaqjes së ndonjë mosevidentimi të pagesave në kohë optimale, të realizuara nga qytetarët.
Policia e Kosovës është duke punuar në vazhdimësi në kualitetin e shërbimeve, përfshirë këtu edhe rifreskimin e të dhënave në rastet kur qytetarët i ofrojnë dëshmitë mbi pagesën e gjobave, me qëllim të shlyerjes së tyre nga sistemi. Ndërsa sa i përket shqetësimit rreth mbrojtjes së të dhënave personale ueb moduli për kontrollin e gjobave në trafik është në përputhje të plotë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të gjitha të dhënat që shfaqen janë të enkriptuara sipas standardeve për enkriptimin e të dhënave”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht