LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk kërcënohet nga shkëmbimi por nga autonomia

Kosova nuk kërcënohet nga shkëmbimi por nga autonomia

Ditëve të fundit është rritur jashtë mase presioni politik mbi opinionin publik lidhur me rrjedhën e bisedimeve midis Kosovës e Serbisë. Krejt kjo kulmoi me interpretimet se edhe shkëmbimi i territoreve është një opsion i mundshëm.

Lëvizja për Bashkim, është e bindur që kërcënimi i vërtetë për Kosovë është krejt tjetër nga ai që po paraqitet. Duke e krijuar një situatë frike ndaj shkëmbimit të territoreve, po përpiqet të zbutet kundërshtimi ndaj një autonomie përmbajtësore që do të fitonin serbët përmes krijimit të një asociacioni me kompetenca të mëdha.


Ne, përmes platformës sonë, që prej vitit 2010 kemi insistuar që zgjidhja e vetme për problemin shqiptaro-serb është reciprociteti në të drejta midis banorëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës dhe atyre të Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut, deri në ridefinimin e kufijve midis Kosovës e Serbisë, duke u bazuar në vullnetin e banorëve të këtyre komunave.

Lëvizja për Bashkim paralajmëron se rreziku aktual për Kosovën është forcimi i autonomisë për serbët e Kosovës, gjë që Kosovën do ta mbante në mënyrë të vazhdueshme si një shtet jofunksional. Duke e bërë situatën të padurueshme, kjo do të krijonte kushte që pas një kohe të ndodhin edhe përplasje, që shkëmbimin do ta bënin të paevitueshëm, por atëherë vijë ndarëse do të jetë lumi Ibër. Me këtë klasë politike, Kosovën nuk e pret fund tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori