LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Raporti pozitiv nga KE është motivim për gjyqësor efikas, që plotëson kërkesat dhe pritjet e qytetarëve

Tahiri: Raporti pozitiv nga KE është motivim për gjyqësor efikas, që plotëson kërkesat dhe pritjet e qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi dhe kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci,  kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku janë pritur në takim nga kryetarja e kësaj Gjykate, Afërdita Bytyçi.

Ministri Tahiri theksoi se vizita ka të bëjë me raportin pozitiv nga Komisioni Evropian për përmbushjen e të gjitha kushteve për liberalizimin e vizave, meqenëse Gjykata Themelore e Prishtinës ka bartur barrën kryesore në procesin e rasteve të shënjëstruara.

“Kemi ardhur sot që t’i falënderojmë, që punën e gjyqësorit po e sjellin në një standard të ri, në një dimension të ri, dhe jam shumë i lumtur që tani e tutje vetëm sa do ta rrisim efikasitetin e gjyqësorit” theksoi ministri Tahiri, përcjell Telegrafi


Ministri Tahiri theksoi se ky raport pozitiv është shtysë e madhe që të punohet më tutje që gjyqësori të plotësoj pritjet dhe kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Ne nuk do të vetëkënaqemi. Edhe më tutje do të angazhohemi që të kemi një gjyqësor sa më profesional, sa më efikas, i cili është në përputhje të plotë me pritjet dhe kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës” theksoi ministri Tahiri.

Kryesuesi i KGJK-së, z. Idrizi, theksoi se raporti i KE-së ka motivuar gjyqësorin që lëndët e kësaj natyre të trajtohen me prioritet edhe në të ardhmen, ndërsa kryetari i Gjykatës Supreme, z. Peci potencoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve, në të mirë të interesit të qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Gashi: Qeveria ka humbur shumicën, problemet vetëm thellohen

Gashi: Qeveria ka humbur shumicën, problemet vetëm thellohen

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Kalo në kategori