LAJMI I FUNDIT:

Takimi i liderëve për përgatitje të referendumit në Maqedoni (Video)

Takimi i liderëve për përgatitje të referendumit në Maqedoni (Video)

Në Klubin e Deputetëve të Maqedonisë momentalisht fillon takimi i liderëve për përgatitje për referendum, takimi i liderëve vjen pas thirrjes të Kryeministrit Zoran Zaev.

Në takim marrin pjesë Kryetarët e partive politike me më shumë se dy deputetë bashkë me një përfaqësues nga partia, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në takim marrin pjesë Zoran Zaevi si Kryetari i LSDM-së me Radmila Sheqerinskën, Hristijan Mickoski me Tanja Karakamisheva nga OBRM-PDUKM-ја, Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani nga BDI-ja, Ziadin Sela dhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, Menduh Thaçi dhe Imer Aliu nga PDSH-ja, Afrim Gashi në njërën anë dhe Bilall Kasami dhe Fadil Zendeli në anën tjetër të Besës , Goran Milevski dhe Dufe Kokoski nga PLD-ja, Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin nga Rilindja Demokratike e Maqedonisë, Lupço Dimovski dhe Vladanka Aviroviq nga partia socialiste, si dhe Tito Petkovski dhe Goran Misovski nga Partia social-demokrate e re.

ВО ЖИВО: Лидерска средба

ВО ЖИВО: Лидерска средба

Publiée par A1on.mk sur Mercredi 18 juillet 2018

SKjo është hera e parë e takimit të liderëve, në të cilin janë ftuar kryetarët e partive që kanë më shumë se një deputet në Kuvend./Telegrafi/