LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Takimi me Vuçiqin, më i rëndi që kemi pasur në gjashtë vitet e fundit

Thaçi: Takimi me Vuçiqin, më i rëndi që kemi pasur në gjashtë vitet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas përfundimit të takimit të zhvilluar në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në prezencë të Përfaqësueses së
Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se ky ishte takim i vështirë.

Thaçi ka thënë se ky ishte takimi më i rëndë që kanë zhvilluar me palën serbe në gjashtë vitet e fundit.

“Sapo e mbyllëm takimin me znj.Mogherini me të cilën diskutuam për të ardhmen evropiane të Kosovës, normalizimin e raporteve dhe arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë. Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë për fqinjësi të mirë dhe paqe e stabilitet në Ballkan dhe për tu integruar në NATO dhe BE. Pas kësaj zhvilluam takim në nivel presidentesh, ka qenë takim i shkurtë jo i lehtë, më i shkurti dhe më i rëndi nga takimet që kemi zhvilluar në gjashtë vitet e fundit”, u shpreh Thaçi.


Ai shtoi se ende sheh dritë në fund të tunelit, edhe pse sipas Thaçit do të jetë jashtëzakonisht vështirë.

“Serbia ende e sheh Kosovën pjesë të saj. Presidenti Vuçiq dhe Serbia duhet ta kuptojnë që Kosova është shtet sovran. Do të punojmë që të arrijmë marrëveshjen përfundimtare që do të jetë në të mirë të dyja vendeve, mirëpo do të kemi vështirësi edhe më të mëdha në ditët dhe muajt e ardhshëm”, tha Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori